TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KPK i reagon ministres Gërvalla: Po cenohet integriteti dhe pavarësia e Prokurorit të Shtetit

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
KPK i reagon ministres Gërvalla: Po cenohet integriteti dhe pavarësia e Prokurorit të Shtetit

Përmes një komunikate për medie,KPK deklaruar se është duke e trajtuar një kallëzim penalti dorëzuar nga Agjencia Kundër Korrupsion, mirëpo sipas këtij Këshilli, çfarëdo konspiracioni lidhur me këtë çështje përbënë tentim për njollosjen e sistemit prokurorial.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dënon ashpër përdorimin sistematik të gjuhës denigruese dhe joinstitucionale të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të përdorur ndaj prokurorëve të shtetit, ku duke mos zgjedhur mjete, kohë dhe fjalë, po tentohet cenimi i integritetit dhe pavarësisë së Prokurorit të Shtetit, si institucion i pavarur dhe kushtetues.

Këshilli Prokurorial i Kosovës ia rikujton Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës se Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke e trajtuar në mënyrë ligjore një kallëzim penal të pranuar nga Agjencia Kundër Korrupsion. Andaj, çfarëdo konspiracioni i ngritur nga ajo lidhur me këtë çështje është i paqëndrueshëm, joprofesional dhe përbënë tentim për njollosjen e sistemit prokuroria”,thuhet në komunikatë.

KPK ka reaguar edhe ndaj gjuhës së përdorur nga organizata “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist”, me rastin e protestave para Prokurorisë së Shtetit ditë më parë.

“Në anën tjetër, Këshilli Prokurorial i Kosovës respekton të drejtën e secilës organizatë të Shoqërisë Civile, në këtë rast, Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, për të protestuar lidhur me çfarëdo çështjeje që ka të bëjë me sistemin prokurorial, mirëpo nuk i mirëkupton kur ato devijojnë duke përdorur fjalë fyese dhe denigruese ndaj bartësve të sistemit prokurorial, si dhe duke u munduar kështu të shtyjnë përpara kauza të caktuara politike”, thuhet në komunikatë.

Rrjedhimisht, KPK-ja, thekson se kjo nuk i shërben aspak aktivizimit të një organizate joqeveritare, por pasqyron në vetvete një veprim publik joracional që është në kundërshtim me parimet dhe të drejtat civile të aktivizimit në shoqëritë demokratike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen brenda një dite

Mehmeti: Kurti duhet të bëjë atë që premtonte kur ishte në opozitë

Mehmeti: Kurti duhet të bëjë atë që premtonte kur ishte në opozitë

Aksionet kundër drogës, policia shkatërron dy grupe – flet drejtori i anti-drogës

Operacioni policor në Prizren, nën drejtimin e Prokurorisë-mbështetet nga të gjitha stacionet rajonale

“InfoNata” 04.11.2026

“InfoNata” 04.11.2026

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple lëshon paralajmërim urgjent për përdoruesit e iPhone

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen brenda një dite

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Mehmeti: Kurti duhet të bëjë atë që premtonte kur ishte në opozitë

Mehmeti: Kurti duhet të bëjë atë që premtonte kur ishte në opozitë

Aksionet kundër drogës, policia shkatërron dy grupe – flet drejtori i anti-drogës

Operacioni policor në Prizren, nën drejtimin e Prokurorisë-mbështetet nga të gjitha stacionet rajonale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën