TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova importoi 13 për qind më shumë mallra në dhjetor 2022 krahasuar me një vit më parë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kosova importoi 13 për qind më shumë mallra në dhjetor 2022 krahasuar me një vit më parë

Përmes një komunikate për medie, ASK ka bërë të ditur se eksporti gjatë kësaj periudhe është rritur me 10,8 për qind.

“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 13.8% në muajin dhjetor 2022, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2021, gjegjësisht në vlerë prej 449.4 milion Euro, krahasuar me deficitin prej 394.9 milion Eurosh në vitin 2021. Eksporti mbulon importin me 13.8%. Eksporti i mallrave në muajin dhjetor 2022 kishte vlerën 72.0 milion Euro, ndërsa importi 521.5 milion Euro, që është një rritje prej 10.8% për eksport dhe 13.4% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021”, thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 20.2% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 16.5% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12.9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 11.4% e përbëjnë produktet minerale; 9.8% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5.5% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tekstili; 5.4% e përbëjnë makineria, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.

“Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 17.8% e përbëjnë produktet minerale; 12.9% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11.9% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.0% e përbëjnë mjetet e transportit; 8.4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 6.2% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 5.0% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.”, thuhet në komunikatë.

Sipas ASK-së, eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 19.1 milion Euro, ose rreth 26.5% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 10.9%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (9.2%), Italia (4.5%), Holanda (3.2%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 217.2 milion Euro, ose 41.7% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 3.2%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (12.6%), Italia (5.4%), Greqia (3.9%), Sllovenia (3.8%), etj.

Në muajin dhjetor 2022, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 29.6 milion Euro, ose 41.2% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 29.8%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (16.6%), Shqipëria (13.4%), Serbia (5.4), dhe Mali i Zi (4.7%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin dhjetor 2022, arritën në 92.7 milion Euro, ose 17.8% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 16.7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (5.8%), Shqipëria (5.5%), dhe Maqedonia e Veriut (4.9%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 23.2 milion Euro, ose 32.3%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (15.7%) dhe Zvicra (8.2%). Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 211.5 milion Euro, ose 40.6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (18.2%) dhe Kina (9.3%).

ShareTweet

Postime të ngjashme

Komandanti i ushtrisë shqiptare vlerëson punën e Ulutash, rikonfirmon angazhimin në kuadër të KFOR-it

Komandanti i ushtrisë shqiptare vlerëson punën e Ulutash, rikonfirmon angazhimin në kuadër të KFOR-it

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Profesori universitar jep disa shembuj pse Radio Policia “nuk është një ide normale”

Një person në Rahovec sulmon zyrtarët policorë

Gjendet në Vushtrri vetura e vjedhur muaj më parë në Prizren

86 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, u shqiptuan 2532 gjoba

Aksident trafiku në Novosellë të Pejës, katër persona përfundojnë të lënduar

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump njofton armëpushim të menjëhershëm për objektivat energjetike mes Rusisë dhe Ukrainës

Komandanti i ushtrisë shqiptare vlerëson punën e Ulutash, rikonfirmon angazhimin në kuadër të KFOR-it

Komandanti i ushtrisë shqiptare vlerëson punën e Ulutash, rikonfirmon angazhimin në kuadër të KFOR-it

Mungesa të mëdha te Liverpooli ndaj City-t, ja formacionet zyrtare

Mungesa të mëdha te Liverpooli ndaj City-t, ja formacionet zyrtare

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Profesori universitar jep disa shembuj pse Radio Policia “nuk është një ide normale”

Një person në Rahovec sulmon zyrtarët policorë

Gjendet në Vushtrri vetura e vjedhur muaj më parë në Prizren

86 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, u shqiptuan 2532 gjoba

Aksident trafiku në Novosellë të Pejës, katër persona përfundojnë të lënduar

Policia e Kosovës identifikon shoferët që po “fluturonin” në rrugë: 197 km/h aty ku kufiri është 80 km/h!

Policia e Kosovës identifikon shoferët që po “fluturonin” në rrugë: 197 km/h aty ku kufiri është 80 km/h!

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën