tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Konflikti Rusi – Ukrainë, rriten çmimet e derivateve në Kosovë

tëvë1 nga tëvë1
26/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Agresioni rus në Ukrainë ka pasur ndikim të menjëhershëm në tregjet ndërkombëtare. Një krizë e tillë pritet të ketë ndikim edhe ekonominë e Kosovës duke sjellë shtrenjtim të produkteve të ndryshme.

Ekspertët presin përshkallëzim negativ ekonomik, ndërsa qytetarët ankohen për çmime të larta. Prej ditës së premte, çmimet e derivateve në vend janë ngritur për 0.6 centë në litër.

Sipas kryetarit të Shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani çmimet kanë shkuar deri në 1 euro e 42 centë.

Berjani paralajmëron se çmimet pritet të arrijnë deri në 1 euro e 60 centë. Ai ka thënë për KosovaPress se në 20 vitet e fundit, çmimet e karburanteve nuk kanë qenë më të larta se tani.

Madje sipas tij, këto çmime janë duke u rritur në mënyrë ekstreme, teksa bën të ditur se marzha e fitimit të naftëtarëve nuk është më shumë se 5 centë për litër.

“Sa i përket çmimeve të derivateve kuptohet se Ukraina dhe Rusia kanë ndikuar. Kjo luftë e tmerrshme e cila është duke ndodhur për fat të keq ka ndikuar edhe në sektorin e naftës. Çmimet janë rritur në mënyrë ekstreme. Vetëm mbrëmë kemi pasur rritje 60 dollarë në ton. Çka do të thotë se rritja e çmimeve nuk po ndodhë vetëm tek ne në Kosovë, por në tërë botën. Çmimet sot aktualisht sillen nga 1.31 centë deri 1.40 centë për naftë, benzina deri 1 euro e 42 centë. Trendi i çmimeve kështu siç po ndodhë do të arrijë deri në 1 euro e 60 centë për litër naftë. Kjo te ne kur ndodhë, ky çmim në Shqipëri, Serbi dhe në shtet në regjion do të bëhet mbi 2 euro”, ka thënë Berjani.

Profesori Nagip Skënderi ka thënë se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës pashmangshëm se do të ketë ndikim në ekonominë e Kosovës, me rritje marramendëse të çmimeve.

Përveç naftës, profesori nuk përjashton mundësinë që të ketë rritje të çmimeve edhe te produktet e grurit, metaleve dhe të tjera.

“Pasojat ekonomike janë të pashmangshme edhe në shportën e konsumatorëve, në anën tjetër për derivatet e naftës veçse ka filluar të ketë një rritje marramendëse të çmimeve. Këto çmime tash pothuajse janë në nivelin e barabartë me vendet e Bashkimit Evropian, në Gjermani dhe Austri, e nga ana tjetër standardi jetësor i popullatës sonë është shumë mbrapa këtyre standardeve tjera evropiane. Kështu pashmangshëm se kjo do ta çojë një mosefikasitet ekonominë e Kosovës, në një rënie të këtyre produkteve elementare dhe këto do të ndikojnë në mënyrë të dukshme edhe në jetesën e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Profesori Skënderi pret që ekonomia e Kosovës të përshkallëzohet negativisht si pasojë e luftës në Ukrainë.

“Ekonomia e Kosovës pritet të përshkallëzohet negativisht në këtë periudhë, respektivisht ajo e cila është e varur në mënyrë totale nga importi, ku do të kemi një ngritje të papërballueshme të nivelit të çmimit, që në fakt edhe bizneset nuk mund t’i fajësojmë në këtë moment, sepse për do të duhej të kishte një përkrahje me subvencione nga ana e institucioneve të Kosovës. Në këtë moment mendoj se qeveria do të duhej shpejt të merret me këto çështje”, ka shtuar ai.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka paralajmëruar pasoja ekonomike si pasojë e luftës në Ukrainë.

“6 pasoja ekonomike të luftës në Ukrainë: Rritja e çmimit të naftës, rritja e çmimit të gazit, rritja e çmimit të energjisë elektrike, rritja e çmimit të drithërave, rritja e çmimit të aluminit dhe çelikut, rrjedhimisht rritja e kostove në sektorin e ndërtimit dhe rritja e kostove të transportit”, ka shkruar ai./teve1.info/

Tags: KrizaNgritja e cmimit te derivateveSulmet ruse ne Ukraine

Të ngjashëm

LAJMET

Çitaku e lidh raportin e DASh-it me rastin e Martin Berishajt

20/03/2023
LAJMET

LDK reagon pas raportit të DASh-it për Kosovën

20/03/2023
LAJMET

Gjini: E kanë tmerruar popullin, tash duhet ta bëjnë vetë Asociacionin

20/03/2023
LAJMET

Gjini: Marrëveshja me Serbinë është ligjërisht e obligueshme

20/03/2023
LAJMET

Bislimi e quan të padrejtë pengesën ndaj Kosovës për të kontribuuar në Konferencën e Donatorëve

20/03/2023
LAJMET

Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

20/03/2023

Çitaku e lidh raportin e DASh-it me rastin e Martin Berishajt

20/03/2023
0

“Kanë qenë disa raste të raportimit të korrupsionit në nivel qeveritar. Zyrtarët ndonjëherë janë përfshirë në praktika korruptive, pa u...

LDK reagon pas raportit të DASh-it për Kosovën

20/03/2023
0

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pasi një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut...

Gjini: E kanë tmerruar popullin, tash duhet ta bëjnë vetë Asociacionin

20/03/2023
0

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, duke folur për mundësinë e themelimit të Asociacionit, thotë se në...

Gjini: Marrëveshja me Serbinë është ligjërisht e obligueshme

20/03/2023
0

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka thënë se në rrethanat aktuale ka qenë e vlefshme që...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.