tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Komiteti për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian diskuton për Kosovën

tëvë1 nga tëvë1
08/02/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Komiteti për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET) do të diskutojë për Kosovën, në mbledhjen e nesërme.

Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën do të jetë temë diskutimi, bëhet e ditur në faqen zyrtare të AFET.

Raportuese do të jetë Viola von Cramon. Raporti më pas do të votohet më 26 prill në Komisionin Evropian.

Në Raportin e Progresit për Kosovën, vendi veçohet për disa përparime që ka bërë, por, në të shumtën e rasteve, progresi thuhet se ka qenë i kufizuar dhe se duhet të punohet më shumë.

Aty thuhet se liberalizimi i vizave për Kosovën është çështje urgjente. Komisioni Evropian mbetet në qëndrimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Sa i përket dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në draft-raport thuhet se ka pasur takime të rregullta në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve, ndërkaq përmendet edhe pajtimi për udhërrëfyesin e zbatimit të marrëveshjeve të energjisë dhe për udhëtimin vetëm me letërnjoftime ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, nga të dyja vendet kërkohet angazhim urgjent për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, që do t’i normalizonte marrëdhëniet ndërmjet tyre.

Kurse sa i përket luftimit të korrupsionit, në draft raport thuhet se ka pasur përparim të lehtë.

Komisioni po ashtu ka theksuar se Kosova ka pasur stabilitet politik, por nuk e ka vlerësuar pozitivisht punën e Kuvendit të Kosovës.

Kjo sipas raportit ka ndodh për shkak të menaxhimit të dobët të agjendës legjislative, por edhe për shkak se, siç thuhet, deputetët e opozitës kanë abstenuar nga votimi, për të penguar miratimin e vendimeve.

Të ngjashëm

LAJMET

Pajaziti: Zajednica nuk është e jona, është e Albin Kurtit

30/03/2023
LAJMET

Kur duhet të fillojnë fëmijët të mësojnë Kur’anin

30/03/2023
LAJMET

Konjufca në takim me kongresistin amerikan, diskutojnë për dialogun me Serbinë

30/03/2023
LAJMET

Lushtaku: E çuditshme si ka ndryshuar Kurti, sikur Kurti kryeministër e ka vrarë Kurtin e opozitës

30/03/2023
LAJMET

Lushtaku: Vetëvendosje është parti demokratike në të folur e diktatoriale në vendimmarrje

30/03/2023
LAJMET

A po i rrezikohet posti presidentes Osmani?

30/03/2023

Pajaziti: Zajednica nuk është e jona, është e Albin Kurtit

30/03/2023
0

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti thotë se termi “Zajednicë” është nga kryeministri Albin Kurti, nga koha kur ai...

Kur duhet të fillojnë fëmijët të mësojnë Kur’anin

30/03/2023
0

Ekrem Ahmeti imam në xhaminë “Sylejman Mustafa” në Prishtinë në emisionin “Fanari” kushtuar muajit të Ramazanit ka folur për rëndësinë...

Konjufca në takim me kongresistin amerikan, diskutojnë për dialogun me Serbinë

30/03/2023
0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është pritur në takim nga kongresisti nga radhët e Partisë Republikane, njëherit anëtar...

Lushtaku: E çuditshme si ka ndryshuar Kurti, sikur Kurti kryeministër e ka vrarë Kurtin e opozitës

30/03/2023
0

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku thotë se është për të ardhur keq se si kryeministri i vendit, Albin Kurti ka...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.