TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Kirurgu austriak operon 17 fëmijë kosovarë, ligjëron edhe Kongresin e Dytë Klinik

nga tëvë1
17 Shtator, 2022
0
A A
​Kirurgu austriak operon 17 fëmijë kosovarë, ligjëron edhe Kongresin e Dytë Klinik

Paddy Dewan i cili është një urolog pediatrik në Kosovë po qëndron edhe në kuadër të Kongresit të Dytë Klinik.

Ai thotë se në 11 vitet e fundit e ka vizituar 14 herë Kosovës, ku ka kryer edhe intervenime të shumta.

Dewan shprehet tejet i lumtur që është ftuar për të marrë pjesë në Kongresin Klinik, i cili sipas tij, po mundëson që kirurgët kosovarë të bëhen pjesë e kirurgëve ndërkombëtar.

“Ligjëratat kanë filluar dhe kanë vazhduar për dy ditët e fundit, por unë jam përfshirë në operimin e fëmijëve në spital siç kam bërë për 11 vitet e fundit, në 14 vizita. Ne kemi operuar 17 fëmijë këtë vizitë, dhe mbi 300 pacientë janë trajtuar, por më e rëndësishmja është se janë 300 pacientë me probleme shumë komplekse, ku kam ndihmuar unë, kirurgët dhe ekipi këtu në Kosovë për t’u marrë me ato probleme komplekse. Ne jemi përmes organizatës “Kind Cuts for Kids”, për të cilën unë udhëtoj, ne ndihmojmë njerëzit në mbarë botën, kështu që ne kemi mësuar gjëra në Kosovë për t’i ligjëruar nëpër botë, dhe kemi mësuar gjëra në të tjera pjesë të botës që ne kemi qenë në gjendje t’i ndihmojmë fëmijët në Kosovë me ato mësime që kemi marrë, kështu që është me të vërtetë një kënaqësi të bashkohem me një kolegj të ri kaq entuziast dhe me ekipin e kirurgëve pediatër këtu, të cilët janë të gatshëm jo vetëm të mësojnë të trajtojnë sëmundjet më komplekse, por mendoj se do të bëhen edhe pjesë e ekipit ndërkombëtar, për të ligjëruar në pjesë të tjera të botës”, u shpreh ai.

Duke kujtuar fillimet e tij të para në Kosovë, kirurgu pediatrik, Paddy Deëan thotë se tashmë Kosova ka përmirësuar infrastrukturën shëndetësore dhe kështu po përmirësohet edhe kujdesi për rastet komplekse të pacientëve.

Gjëja emocionuese është se ne kemi trajtuar disa probleme që kanë qenë shumë komplekse dhe rezultojnë në një operacion absolutisht që ndryshon jetën. Kemi dalë nga një situatë e cila kur kam ardhur për herë të parë këtu, uji për të larë duart ishte shume ftohtë, ndërsa tani kemi ujë të rrjedhshëm të nxehtë dhe të ftohtë. Në sallë , kur erdha për herë të parë, tavolina e operacionit do të mund të tundej si një karrige lëkundëse. Ndërsa tani, tavolinat e operacionit janë moderne dhe dritat në sallën e operacionit janë më të mirat që kam përdorur ndonjëherë në botë. Pra infrastruktura po përmirësohet, po përmirësohet edhe kujdesi për rastet komplekse. Trajnimi është duke u përmirësuar për t’u siguruar që në të ardhmen Kosova do të ketë jo vetëm kujdesin më të mirë për fëmijët me probleme kirurgjikale, por edhe mësimin e njerëzve të tjerë në pjesë të tjera të botës se si të kujdesen më mirë për fëmijët e tyre”, theksoi kirurgu pediatrik, Dewan.

Kirurgu australian i cili edhe ka qenë pjesë e ligjëruesve të Kongresit të Dytë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, thotë se përmes këtyre trajnimeve zhvillohet miqësia mes mjekëve, por edhe zhvillohen njohurit për lëmin e kirurgjisë.

“Shumë e rëndësishme, ka dy aspekte shumë të rëndësishme të konferencës, njëri është të dëgjosh leksionet dhe të mësosh nga ata që kanë përvojë të madhe. Por tjetra është zhvillimi i lidhjeve mes kirurgëve në mënyrë që bashkëpunimi të mund të ndodhë, kështu që ju njiheni, në mënyrë që të komunikoni në të ardhmen. Pra, ne përfundojmë me një bashkëpunim të mirë mes njerëzve që zhvillojnë një miqësi, si dhe të kuptuarit e njohurive”, tha Dewan.

Në Kongresin e dytë Klinik të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës dhe Oda e Mjekëve të Kosovës, po marrin pjesë mbi 700 persona.

Vitin e kaluar është mbajtur për herë të parë ky lloj kongresi në Kosovë./kp

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

Emisioni “Info Nata” 03.07.2025

Emisioni “Info Nata” 03.07.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.07.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.07.2025

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë

Përfshihet nga flaka një objekt biznesi në zonën industriale, shkaktohen dëme të konsiderueshme

Përfshihet nga flaka një objekt biznesi në zonën industriale, shkaktohen dëme të konsiderueshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X