Facebook Twitter Instagram YouTube
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    • LAJMET
    • RAJONI & BOTA
    • OPINIONE
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    LIVE
    Lajmi i fundit:
    • Kurti për Asociacionin: Duhet argumente nga ata që kërkojmë më shumë drejta për serbët
    • Manchester United dëshiron mbrojtësin e Interit, Stefan de Vrij
    • Prokuroria deklarohet rreth plagosjes së dyfishtë në Fushë Kosovë
    • PDK akuzon Imri Ahmetin për punësime partiake
    • Të plagosurat në Fushë-Kosovë janë nënë e bijë, nga QKUK flasin për gjendjen e tyre
    • Brighton nuk pranon ofertën, Caicedo dëshiron me çdo kusht kalimin tek Arsenali
    • Faqja e internetit ofron 1,000 dollarë për një çift që dëshiron të ndërtojë mobile IKEA
    • Tesla konfirmon se “platforma e automjeteve të gjeneratës së ardhshme” është në zhvillim e sipër
    • Së shpejti në treg edhe telefoni i mençur Coca-Cola
    • Twitter thotë se përdoruesit do të mund të apelojnë pezullimin e llogarisë
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    Home » Këshilltari i Pecit e pranon fajësinë për falsifikim të rezultateve të votimeve
    LAJMET 23/01/2023

    Këshilltari i Pecit e pranon fajësinë për falsifikim të rezultateve të votimeve

    I akuzuari Enis Osmani, aktualisht këshilltar politik i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, e ka pranuar fajësinë për falsifikim të rezultateve të votimeve në zgjedhjet e vitit 2017, në një qendër votimi në fshatin Bare të Mitrovicës.
    Facebook Twitter Email

    Këtë deklarim, i akuzuari Osmani e dha në shqyrtimin fillestar të hënën në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Ndryshe, prokurori Njazi Rexha, pas leximit të aktakuzës bëri përmirësimin e kualifikimit ligjor, në vend të nenit 216 par.2, të KPRK-së së vitit 2019, duhet të jetë neni 219 par.2, të KPRK-së së vitit 2013, pasi ky kod ka qenë në fuqi në kohën kur është kryer vepra penale.

    I akuzuari Osmani deklaroi se e pranon fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë, duke shtuar se ka mundur të ndodhë për shkak të neglizhences dhe lodhjes pasi të njëjtën ditë ka punuar rreth 24 orë.

    “Ndoshta ka qenë puna që iu kam besuar më shumë se që duhet anëtarëve të komisionit, më vjen keq për këtë që ka ndodhur, premtoj se nuk do ta përsëris asnjëherë”, deklaroi Osmani.

    Ndërsa, prokurori Njazi Rexha i propozoi gjykatës që të pranojë pranimin e fajësisë nga i akuzuari, pasi i njëjti fajësinë e pranon në mënyrë vullnetare, pa presion, në konsultim me mbrojtësin e tij, e në mbështetje me provat që gjenden në shkresat e lëndës.

    Po ashtu, edhe mbrojtësi i të akuzuarit Osmani, avokati Sabit Pllana i propozoi gjykatës që të pranojë pranimin e fajësisë nga i mbrojturi i tij, duke kërkuar nga gjykata që të shqiptojë një dënim me gjobë ose dënim me kusht, pasi që është hera e parë që i mbrojturi i tij bie ndesh me ligjin, dhe i vie keq që ka ardhë situata deri këtu.

    Pas deklarimeve të palëve, gjyqtari i rastit Rrahman Beqiri pranoi pranimin e fajësisë nga i akuzuari Enis Osmani, ndërsa shpallja e aktgjykimit do të bëhet nesër, më 24 janar 2023./BetimiPërDrejtësi/

    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp
    Artikujt e fundit

    Kurti për Asociacionin: Duhet argumente nga ata që kërkojmë më shumë drejta për serbët

    28/01/2023

    Prokuroria deklarohet rreth plagosjes së dyfishtë në Fushë Kosovë

    28/01/2023

    PDK akuzon Imri Ahmetin për punësime partiake

    28/01/2023

    Të plagosurat në Fushë-Kosovë janë nënë e bijë, nga QKUK flasin për gjendjen e tyre

    28/01/2023

    Dy gra plagosen me armë zjarri nga një burrë në  Fushë- Kosovë

    28/01/2023

    Katër raste të reja me Covid-19

    28/01/2023

    LDK-ja për propozimin e Muratit për falje të 100 eurove: Amatorizëm politik

    28/01/2023

    Ky portal mirëmbahet nga televizioni "Tëvë1". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Tëvë1". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.


    Facebook Twitter Instagram YouTube
    Kontakt:
    Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
    Email: [email protected]
    Tel: +383 48 44 77 00
    © 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
    • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    • FUN

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.