Facebook Twitter Instagram YouTube
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    • LAJMET
    • RAJONI & BOTA
    • OPINIONE
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    LIVE
    Lajmi i fundit:
    • Albin Kurti nuk është i vetmi fajtor për këtë katandisje
    • Trepça ndërpret ecurinë pozitive të Yllit
    • Bajrami – Muratit: Pezulloje vlerësimin ashtu siç ta kemi kërkuar e mos thuaj të pavërteta
    • Bayerni nuk i ndahet rezultatit 1:1, ndeshja e tretë radhazi me shifra identike
    • BE-ja skeptike ndaj politikës joshëse të Kinës
    • Vërshimet shkatërruan shtëpinë e familjes 11-anëtarëshe
    • Ura e fshatit Aqarevë të Skenderajt e pakalueshme
    • Prishtina së shpejti me market social
    • Serbia me propagandë edhe në “CHATGPT”
    • Buzëqesh Rashica, shënon golin e parë në Superligën e Turqisë
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    Home » Kërcënon Petkoviç: Nëse s’lejohen zgjedhjet më 3 prill, s’ka më zgjedhje të Kosovës në Veri
    LAJMET 17/02/2022

    Kërcënon Petkoviç: Nëse s’lejohen zgjedhjet më 3 prill, s’ka më zgjedhje të Kosovës në Veri

    Petar Petkovic ka bërë një kërcënim të pazakontë, duke thënë se Kosova nuk do të mund të organizojë zgjedhjet në një pjesë të territorit të saj, nëse nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë më 3 prill.
    Facebook Twitter Email
    Petar Petkoviq

    Kryetar i së ashtuquajturës zyre për Kosovën në Beograd ka komentuar paralajmërimet e Qeverisë Kurti për moslejim të mbajtjes së zgjedhjeve nacionale të Serbisë në veri të Kosovës. Ai ka thënë se nëse nuk lejohet mbajtja e tyre, atëherë as Kosova nuk mund të organizojë zgjedhjet e saj në veri të vendit.

    Këto deklarata të tij vijnë pasi Serbia nuk u lejua të mbajë referendumin për ndryshime kushtetuese në territorin e Republikës së Kosovës nga qeveria.

    “Është fare e qartë se, nëse nuk ka zgjedhje më 3 prill, nuk do të ketë më zgjedhje në Prishtinë në veri të Kosovës. Do të kemi pasoja të paparashikueshme”, ka thënë ai Petar Petkoviq.

    Në një prononcim për TV Tanjug, Petkoviq ka theksuar se çështja e votës është e drejtë themelore e njeriut, të cilën, siç tha ai, Albin Kurti po mundohet t’ia mohojë popullit serb në Kosovë, si dhe të gjitha të drejtat e tjera që i takojnë.

    “Ne nuk do të mbyllim sytë për atë se çfarë po ndodh në Kosovë, ne e kemi paralajmëruar vazhdimisht komunitetin ndërkombëtar, i cili është përgjegjës për presionin ndaj Albin Kurtit dhe Prishtinës për të mbajtur zgjedhjet më 3 prill”, tha Petkoviç.

    Ai shton se serbët nuk kërkojnë ndonjë gjë të veçantë, por vetëm që zgjedhjet të mbahen si vitet e kaluara dhe se si shtetet e Quintit ashtu edhe zyrtarët e BE-së kanë mbrojtur të drejtën e popullit serb për të votuar. Ai thotë se kjo nuk guxon të mbahet në formë deklarate, por duhet veprim konkret për të pasur rezultat.

    Tutje Petkoviç iu hyri edhe deklaratave konspirative duke thënë se Kurti, duke mos lejuar serbët të votojnë, dëshiron të ndërhyjë në procesin zgjedhor në Serbi, pasi siç thotë ai, të gjithë e dinë se populli serb votoi për Vuçiqin dhe Partinë Progresive Serbe dhe se ai dëshiron t’i largojë ato 50 – 60 mijë vota për Vuçiqin dhe SNS-në.

    Ndryshe, Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla tha në një emision së fundi se institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të lejojnë mbajtjen e zgjedhje të Serbisë në Kosovë më 3 prill.

    Veriu i Kosoves Zgjedhjet ne Kosove Zgjedhjet ne Serbi
    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp
    Artikujt e fundit

    Bajrami – Muratit: Pezulloje vlerësimin ashtu siç ta kemi kërkuar e mos thuaj të pavërteta

    28/01/2023

    Vërshimet shkatërruan shtëpinë e familjes 11-anëtarëshe

    28/01/2023

    Ura e fshatit Aqarevë të Skenderajt e pakalueshme

    28/01/2023

    Prishtina së shpejti me market social

    28/01/2023

    Serbia me propagandë edhe në “CHATGPT”

    28/01/2023

    Nënshkrimi i planit franko-gjerman mund të sjell ndryshim të qëndrimeve

    28/01/2023

    Murati: Kushdo që ka hallin e qytetarëve, e mbështetë propozimin tim për tatimin në pronë

    28/01/2023

    Ky portal mirëmbahet nga televizioni "Tëvë1". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Tëvë1". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.


    Facebook Twitter Instagram YouTube
    Kontakt:
    Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
    Email: [email protected]
    Tel: +383 48 44 77 00
    © 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
    • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    • FUN

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.