Kjo pajisje zëvendëson pajisjen e vjetër, “Hand Held Unit”, që është në përdorim që nga viti 2014.
Pajisjet UNITECH janë futur në përdorim pas trajnimit të stafit profesional për përdorimin dhe testimin e saj, transmeton teve1.info
E veçanta e kësaj pajisjeje është se, përveç që përkon me standardet më të larta teknologjike të këtij lloji, përmirëson dukshëm edhe cilësinë në shërbim ndaj konsumatorit përmes leximit të saktë dhe të shpejtë të njehsorit, gjithnjë duke i minimizuar në masë të madhe gabimet e mundshme që mund të ndodhin në raste të tilla. Mbi të gjitha, detekton edhe keqpërdorimet e mundshme.