Këtë deklaratë Jasharaj e ka bërë pas daljes nga mbledhja e Komisionit për Arsim, e cila është përcjellur me shumë debate e tensione.
Ai ka thënë se nuk dihet ende se kush do të shkojë në takim me drejtoreshën e Sindikatave të Arsimit të Evropës, Susan Flocken.
“Vet fakti që drejtoresha që është njeriu i dytë në Union që përfaqëson 11 milionë anëtarë të sindikatave nga e gjithë bota, vet ardhja e saj është e saktë se do të ketë takim. Cila do të jetë rrjedha dhe përbërja e pjesëmarrësve në takim, besoj që në emër të sindikatave do të jetë zonja Flocken. Besoj shumë se do të jetë edhe kryeministri. Kush do të jetë me drejtoreshën, do të këshillohemi dhe besoj shumë se do të jetë dikush nga SBAShK-u. Do të shohim rrjedhën e këtij takimi dhe pastaj ne me qëllimin më të mirë që të informojmë drejtë e mirë opinionin e kemi ftuar konferencën në orën 19:00, ku mediave do i drejtohemi me zonjën Flocken dhe ajo do të tregojë rrjedhën e takimit me Kurtin”, ka thënë ai.
Jasharaj u shpreh se Flocken do të jetë zëri i tyre në takimin, që shpreson se do të jetë me kryeministrin Albin Kurti.
Ai theksoi se është i gatshëm që të marrë pjesë në këtë takim.
“Pasi takimin e ka caktuar Brukseli, gjegjësisht zonja Floken ajo e di më mirë se kë dëshiron ta ketë në takim. Unë jam i gatshëm dhe besoj se si kryetar i Këshillit Grevist të BSPK-së por edhe si kryetar i SBAShK-ut besoj që do të jem. Por nëse ajo e sheh të rrugës që ajo të merr nga sferat, fushat, njerëz profesional. Unë po deklaroj publikisht se ka sfera që unë nuk i njoh dhe nuk hi në to, aspekti i shifrave. Besoj që cili do nga SBAShK që do të shoqërojë sot zonjën Flocken do të shkojë për të dhënë kontribut sepse unë jam kryetar, por ka gjëra dhe sfera që nuk jam shumë i përgatitur dhe mund të gabojë në takim. Pra, do të shkojnë me zonjën Flocken njerëz të përgatitur, të fushave të caktuara”, ka shtuar ai.
Kujtojmë se sot është dita e 28 e grevës së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.