tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Ish-ministrja e Jashtme: Asociacionin që e kërkon SHBA-ja, nuk është ai që e pretendon Serbia

tëvë1 nga tëvë1
13/01/2023
A A
Ish-ministrja e MPJ-së, përgëzon Gërvallën për paraqitjen në Këshillin e Sigurimit
Share on FacebookShare on Twitter

Ajo e ka cilësuar vizitën e delegacionit të lartë amerikan kryesuar nga Këshilltari i Lartë, Derek Chollete si jashtëzakonisht të rëndësishme për Kosovën.

“Siç dihet tashmë, Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë dialogun Kosovë – Serbi si çështje urgjente të sigurisë evropiane, dhe status kuoja do të rrezikojë edhe më shumë brishtësinë e kësaj sigurie – sidomos pas fillimit të luftës në Ukrainë, zhvillimeve kriminale në veriun e Republikës së Kosovës, dhe kërcënimit të hapur të Serbisë për luftë kundër Kosovës. Prandaj, edhe ne në Kosovë, do të duhej t’a trajtojmë si të tillë e të kapitalizojmë vëmendjen amerikane për të arritur sa më parë të një zgjidhje përfundimtare me Serbinë, duke maksimizuar interesat tona afatgjate në forcimin dhe avancimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar, por assesi ky forcim i subjektivitetit ndërkombëtar nuk do të duhej të bëhet me çmimin e defunksionalizimit të shtetit përbrenda”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, institucionet e Kosovës bashkë me partitë që e kanë nënshkruar Asociacionin në të kaluarën duhet të diskutojnë për qëndrim të përbashkët “të Kosovës kundër kërkesës serbomadhe për implementim të një asociacioni monoetnik, me kompetenca ekzekutive – të tipit të Republikës serbe në Bosne”.

“Në këtë kontekst, institucionet e Kosovës bashkë me opozitën (specifikisht partitë që e kanë nënshkruar Asociacionin në të kaluarën) do të duhej të ulen bashkë e të diskutojnë qëndrimin e përbashkët të Kosovës kundër kërkesës serbomadhe për implementim të një asociacioni monoetnik, me kompetenca ekzekutive – të tipit të Republikës serbe në Bosnje. Një manifest i këtij asociacioni që vazhdimisht kërkon Serbia na u shfaq vetëm disa ditë më parë në paradën ilegale të mbajtur në Sarajevë e të organizuar nga Dodiku, ku u mblodhën të gjithë apologjetikët gjenocidal serb për të promovuar urrejtje etnike dhe ide hegjemoniste në Ballkan.

“Qeveria e Kosovës dhe klasa politike në përgjithësi, do të duhej të jetë e shkathët në shpërfaqjen reale të pretendimeve të Serbisë, sepse asociacionin që e kërkon SHBA prej Kosovës nuk është asociacioni që në realitet e pretendon Serbia. Serbia nuk e dëshiron një asociacion që është i barazvlefshëm me Asociacionin ekzistues të Komunave të Kosovës – pa dallime etnike – por Serbia dëshiron një Ahtisaari Plus – kompetenca shtesë këtyre ekzistueseve për serbët e Kosovës që ndërhyjnë mes pushteteve lokale dhe qendrore – që krijojnë një pushtet të ndërmjetëm – gjë që nuk e lejon e as nuk e parasheh Kushtetuta aktuale e Republikës së Kosovës. Kosova është shtet shumëetnik, si vlerë e mishëruar në Kushtetutën e saj moderne, dhe homogjeniteti etnik është vërtetuar se i dobëson shtetet dhe institucionet. Kosova assesi nuk do të duhej të lejojë një derë të pasme për Serbinë – përmes një asociacioni njëetnik përbrenda shtetit të Kosovës – që pastaj përmes asaj dere Serbia e Rusia të kontrollojnë e destabilizojnë sa herë të duan shtetin tonë, si dhe paqen e sigurinë në rajon”, shkroi tutje ajo.

Tutje ajo theksoi se  është vetëshkatërruese implementimi i një asociacioni që sipas saj, legjitimon etiketimin etnik të komunave të Kosovës.

Teksa tha se Kosova nuk duhet të mbetet peng i gabimeve të kaluara.

“Kosova e ka një Asociacion të Komunave të Kosovës pa dallim se cila etni përkohësisht mbizotëron shumicën në ato komuna, prandaj është jashtëzakonisht dëmtuese dhe vetëshkatërruese nësë ne implementojmë një asociacion që legjitimon etiketimin etnik të komunave të Kosovës. Për më shumë, në kohën që po jetojmë sot, njerëzit vazhdimisht kërkojnë një jetë më të mirë dhe ndryshojnë vendbanim, andaj edhe përbërjet demografike në qytetet e Kosovës si çdokund në botë ndryshojnë çdo ditë. Prandaj do të ishte shkurtpamëse nësë ne me vetëdëshirë, dhe duke shkelë Kushtetutën tonë, veprojmë në kundërshtim me këto vlera demokratike. Komunat të cilat aktualisht kanë një shumicë të etnisë serbe, do të mund të vazhdojnë të jenë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës, dhe të amplifikojnë zërin dhe interesat e tyre përmes kësaj strukture. Fundja, edhe në marrëveshje të Brukselit Serbia është pajtuar që Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të ketë fjalën e fundit rreth një asociacioni potencial, andaj Kosova assesi të mos lejojë të mbetet peng i gabimeve të së kaluarës”, tha ajo./teve1.info./

Të ngjashëm

Paraburgim dy instruktorëve, dyshohet se morën ryshfet për t’ia kaluar testin kandidatit
LAJMET

Paraburgim dy instruktorëve, dyshohet se morën ryshfet për t’ia kaluar testin kandidatit

04/02/2023
Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Prizren
LAJMET

Bie nga objekti një person në Fushë-Kosovë

04/02/2023
Erërat e forta shkaktojnë dëme në rrjet
LAJMET

Erërat e forta shkaktojnë dëme në rrjet

04/02/2023
Deputetët shqiptarë e boshnjakë në Parlamentin e Serbisë kërkojnë të drejta si të serbëve në Kosovë
LAJMET

Deputetët shqiptarë e boshnjakë në Parlamentin e Serbisë kërkojnë të drejta si të serbëve në Kosovë

04/02/2023
LDK: Qasja e Qeverisë është shpërfaqje e humbjes së tyre në kohë dhe hapësirë
LAJMET

LDK: Qasja e Qeverisë është shpërfaqje e humbjes së tyre në kohë dhe hapësirë

04/02/2023
Rrebeshe të mëdha të borës e shiut godasin disa rajone të Kosovës
LAJMET

Rrebeshe të mëdha të borës e shiut godasin disa rajone të Kosovës

04/02/2023
Paraburgim dy instruktorëve, dyshohet se morën ryshfet për t’ia kaluar testin kandidatit

Paraburgim dy instruktorëve, dyshohet se morën ryshfet për t’ia kaluar testin kandidatit

04/02/2023
0

Nga një muaj paraburgim u është caktuar dy të dyshuarve të cilët dyshohet të kenë kryer veprën penale “marrje ryshfeti...

Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Prizren

Bie nga objekti një person në Fushë-Kosovë

04/02/2023
0

Një person ka mbetur i lënduar sot pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti në Fushë-Kosovë. Zëdhënësja...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në rrjet

Erërat e forta shkaktojnë dëme në rrjet

04/02/2023
0

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se erërat e forta që kapluan një pjesë të konsiderueshme të Kosovës, kanë shkaktuar...

Distria në finale, mposht Buchardin

Distria në finale, mposht Buchardin

04/02/2023
0

Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Grand Slamit në Paris. Në gjysmëfinale të kategorisë deri 52 kg, Distria e...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.