TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish-diplomati kosovar dorëzon kallëzim penal ndaj ministres Gërvalla dhe sekretarit Isma

by tëvë1
4 vjet ago
1
A A
Ish-diplomati kosovar dorëzon kallëzim penal ndaj ministres Gërvalla dhe sekretarit Isma

Siç bën të ditur ai, arsyeja është përfundimi i marrëdhënies së punës me MPJD-në dhe rastin e thyerjes së zyrës së tij, përcjell teve1.info

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ministrja Gërvalla dhe sektretari Isma kanë “keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar dhe me vendimet dhe veprimet e tyre kanë kryer disa vepra penale për të cilat duhet të përgjigjen penalisht”.

Tutje ai ka theksuar se Gërvalla ka sajuar trillime me qëllim për, siç thotë ai, të arsyetimit të thyerjes së zyrës.

“Ministrja Schëarz, lidhur me këtë rast, është deklaruar disa herë publikisht dhe ka sajuar trillime dhe të pavërteta me qëllim të arsyetimit të thyerjes së kundërligjshme të zyres. Në këtë zyre (një kopje të çelësit të të cilës do të duhej t’a këtë edhe ministria), si diplomat i karrierës për shumë vite, kam pasur dokumente zyrtare dhe të rëndësishme për fatin e të cilave nuk di asgjë. Në këtë zyre, kam pasur mjete, të dhëna dhe gjesende personale (me vlerë materiale dhe jo materiale), të cilat asnjëherë nuk i kam pranuar dhe për fatin e tyre nuk di asgjë deri më sot”, ka shkruar ai në Facebook.

Në fund të muajit dhjetor, ministrja Gërvalla kishte thënë në “Kallxo përnime” se nuk ka pasur thyerje të derës së zyrës së Hazirit por vetëm hyrje në zyrë. Këtë veprim Gërvalla e ka arsyetuar duke thënë se “ne na duhen zyrat që nuk janë pronë private e zyrtarit”. /Teve1.info/

Postimi i plotë i Hazirit në Facebook:

KALLËZIM PENAL KUNDËR MINISTRES SCHWARZ DHE SEKRETARIT ISMA!

Të nderuar miq!

Meqë një pjesë e madhe e juaja më keni shkruar edhe personalisht dhe keni shprehur shqetësimet tuaja lidhur me mënyrën e shkëputjes së marrëdhënies time të punës zyrtare në MPJD dhe rastit të thyerjes së zyres time të punës, ju njoftoj se:

– Ndaj vendimit të kundërligjshëm dhe arbitrar të ministres për përfundimin e marrëdhënies së punës time në MPJD, kam parashtruar padi në gjykatën kompetente.

– Ndaj rastit të thyerjes së zyres time tashmë kam parashtruar Kallëzim Penal në Prokurori, kundër ministres Schwarz dhe sekretarit Isma.

Fatkeqësisht, disa javë para vendimit për shkëputje të marrëdhënies së punës, isha në pushim pa pagesë dhe zyra ime ishte thyer kundërligjshëm dhe pa më njoftuar askush.

Ministrja Schwarz, lidhur me këtë rast, është deklaruar disa herë publikisht dhe ka sajuar trillime dhe të pavërteta me qëllim të arsyetimit të thyerjes së kundërligjshme të zyres.

Në këtë zyre (një kopje të çelësit të të cilës do të duhej t’a këtë edhe ministria), si diplomat i karrierës për shumë vite, kam pasur dokumente zyrtare dhe të rëndësishme për fatin e të cilave nuk di asgjë.

Në këtë zyre, kam pasur mjete, të dhëna dhe gjesende personale (me vlerë materiale dhe jo materiale), të cilat asnjëherë nuk i kam pranuar dhe për fatin e tyre nuk di asgjë deri më sot.

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për t’u shkarkuar nga përgjegjësia e zyres dhe për të marrë gjërat e mia private, asnjëherë nuk kam pranuar përgjigje.

Në këtë mënyrë, ministrja dhe vartësi i saj, sekretari i përgjithshëm, kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar dhe me vendimet dhe veprimet e tyre kanë kryer disa vepra penale për të cilat duhet të përgjigjen penalisht.

Pas shumë viteve punë dhe angazhim të palodhur në diplomaci dhe shërbimin e jashtën të vendit, një trajtim të tillë jo dinjitoz dhe të paligjshëm nuk e kam pritur e as meritur.

Sidoqoftë, do të vazhdoj të mbroj të drejtat e mia në të gjitha instancat gjyqësore, dhe do t’i deponoj të gjitha dëshmitë ku provojnë të kundërtën e asaj që thuhet nga Shwarc dhe vartësit e saj. Unë kam besim të plotë në përfundimin e suksesshëm të këtyre betajave ligjore.

Në këtë rast, e falënderoj avokatin tim z.Faton Fetahu për përfaqësimin dhe mbrojtjen profesionale dhe do tju mbaj të informuar për zhvillimet e procedurave përkatëse.

Faleminderit për përkrahjen dhe solidaritetin e secilit prej juve!

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti u bën thirrje qytetarëve në Luginë që të votojnë: Secila votë ka peshë

Kurti u bën thirrje qytetarëve në Luginë që të votojnë: Secila votë ka peshë

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

​Moti për pesë ditët e ardhshme

Kurti: Kosova dhe Mali i Zi janë fqinjë të mirë

Kurti: Kosova dhe Mali i Zi janë fqinjë të mirë

Driton Bilalli: 20 përqind e qytetarëve të Preshevës kanë votuar deri tani

Driton Bilalli: 20 përqind e qytetarëve të Preshevës kanë votuar deri tani

Mbi 60% pjesëmarrje deri në orën 17:00, Vuçiq akuzohet për taktika frikësimi si të Millosheviqit

Mbi 60% pjesëmarrje deri në orën 17:00, Vuçiq akuzohet për taktika frikësimi si të Millosheviqit

Kurti u bën thirrje qytetarëve në Luginë që të votojnë: Secila votë ka peshë

Kurti u bën thirrje qytetarëve në Luginë që të votojnë: Secila votë ka peshë

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

​Moti për pesë ditët e ardhshme

Raportohet se xhandarmeria në Beograd ka filluar masat për të penguar protestën eventuale të studentëve

Raportohet se xhandarmeria në Beograd ka filluar masat për të penguar protestën eventuale të studentëve

Protesta e studentëve në Tiranë, tensione para Kryeministrisë: U vihet flaka karrigeve të Ramës

Protesta e studentëve në Tiranë, tensione para Kryeministrisë: U vihet flaka karrigeve të Ramës

Kurti: Kosova dhe Mali i Zi janë fqinjë të mirë

Kurti: Kosova dhe Mali i Zi janë fqinjë të mirë

Tensione në zgjedhjet e Serbisë, sulmues të maskuar rrahin një grup të rinjsh

Tensione në zgjedhjet e Serbisë, sulmues të maskuar rrahin një grup të rinjsh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën