Facebook Twitter Instagram YouTube
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    • LAJMET
    • RAJONI & BOTA
    • OPINIONE
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    LIVE
    Lajmi i fundit:
    • Trepça ndërpret ecurinë pozitive të Yllit
    • Bajrami – Muratit: Pezulloje vlerësimin ashtu siç ta kemi kërkuar e mos thuaj të pavërteta
    • Bayerni nuk i ndahet rezultatit 1:1, ndeshja e tretë radhazi me shifra identike
    • BE-ja skeptike ndaj politikës joshëse të Kinës
    • Vërshimet shkatërruan shtëpinë e familjes 11-anëtarëshe
    • Ura e fshatit Aqarevë të Skenderajt e pakalueshme
    • Prishtina së shpejti me market social
    • Serbia me propagandë edhe në “CHATGPT”
    • Buzëqesh Rashica, shënon golin e parë në Superligën e Turqisë
    • Nënshkrimi i planit franko-gjerman mund të sjell ndryshim të qëndrimeve
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    Home » Hoxhaj thotë se Qeveria po dështon t’i kundërpërgjigjet Rusisë në betejën propagandistike kundër Kosovës
    LAJMET 21/02/2022

    Hoxhaj thotë se Qeveria po dështon t’i kundërpërgjigjet Rusisë në betejën propagandistike kundër Kosovës

    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Kosova është vija e parë e fushatës agresive ruse në Ballkan.
    Facebook Twitter Email
    Enver Hoxhaj

    Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj tha se vetëm gjatë javës së kaluar tri herë Kosova u godit direkt, shkruan tëvë1.info.

    “Rusia është gati ta fillojë edhe një luftë tjetër kundër Ukrainës. Kosova është vija e parë e fushatës agresive ruse në Ballkan, ku vetëm gjatë javës së kaluar tri herë Kosova u godit direkt! Në fillim të javës Putini akuzoi NATO-n për bombardimin e Serbisë. Por, mori përgjigje nga Kancelari Scholz i cili i tha se NATO ndali gjenocidin serb në Kosovë! Në fund të javës së kaluar, Lavrovi, akuzoi Shqipërinë dhe Kosovën që po rekrutojnë mercenarë për luftën në Ukrainë! Në fund, edhe një eurodeputete franceze pro ruse gënjeu gjithashtu diçka edhe kundër Kosovës!”, ka shkruar ai.

    Sipas tij, kjo tregon se Kosova është pjesë e betejës propagandistike të luftës në Ukrainë.

    “Para luftës kundër Gjeorgjisë në 2008, aneksimit të Krimesë në 2014, referendumeve për pavarësi të Katalonisë dhe të Skocisë më vonë e zgjedhjeve parlamentare apo presidenciale në disa vende të BE-së, vet Putini dhe diplomatë rusë përmes dezinformimit dhe lloj-lloj gënjeshtrje kanë goditur Kosovën!”, ka thënë Hoxhaj.

    Nënkryetari i Kuvendit thotë se Qeveria e Kosovës po dështon të kundërgodasin Rusinë, përkundër të gjitha deklaratave sulmuese të fundit të bëra ndaj kësaj të fundit ndaj Kosovës.

    “Qeveria e Kosovës po dështon të kundërgodasin Rusinë sepse nuk mjafton një postim në “Twitter” si reagim ad-hoc e as një deklaratë për mediat tona për të na bindur se po ndodhë diçka! Goditja ruse e javës së fundit ka mundur ta përcaktojë numrin aq të vogël të takimeve dhe nivelin e ultë gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih! Por, ndoshta krerët shtetërorë që ishin atje nuk e kuptojnë as kah po ju vjen!”, ka theksuar ai.

    Ndërkaq, Hoxhaj ka treguar se që nga fillimi i krizës në Ukrainë Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Kosovë nuk është takuar asnjëherë, duke potencuar se Serbia ka mbledhur Këshillin e saj për t’i dhënë mbështetje betejës kundër Kosovës. /tëvë1.info/

    Postimi i plotë:

    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp
    Artikujt e fundit

    Bajrami – Muratit: Pezulloje vlerësimin ashtu siç ta kemi kërkuar e mos thuaj të pavërteta

    28/01/2023

    Vërshimet shkatërruan shtëpinë e familjes 11-anëtarëshe

    28/01/2023

    Ura e fshatit Aqarevë të Skenderajt e pakalueshme

    28/01/2023

    Prishtina së shpejti me market social

    28/01/2023

    Serbia me propagandë edhe në “CHATGPT”

    28/01/2023

    Nënshkrimi i planit franko-gjerman mund të sjell ndryshim të qëndrimeve

    28/01/2023

    Murati: Kushdo që ka hallin e qytetarëve, e mbështetë propozimin tim për tatimin në pronë

    28/01/2023

    Ky portal mirëmbahet nga televizioni "Tëvë1". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Tëvë1". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.


    Facebook Twitter Instagram YouTube
    Kontakt:
    Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
    Email: [email protected]
    Tel: +383 48 44 77 00
    © 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
    • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    • FUN

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.