Haxhiu në foltoren e Kuvendit të Kosovës tha se Kurti po dëshiron të viktimizohet duke thënë se qëllimi i mësimdhënësve dhe opozitës është rrëzimi i tij nga pozita.
“Kryeministri dëshiron trazira në këtë vend. E ka planifikuar të jetë në shtator, por i ka dështuar sepse dikush i ka treguar që listat e pagave procedohen më datën 10 të muajit dhe tash më datën 1 nuk do t’i marrin pagat as grevistët e as mësimdhënësit. Qëllimi është ky me shkaktu trazira dhe me thënë që a po e shihni, plani i opozitës është me më rrëzuar mua”, tha Haxhiu.