Në seancën që po mbahet në Kuvend, Haxhiu theksoi se pozita e ministrit të Shëndetësisë ka mbetur peng e grupeve të interesit brenda Lëvizjes Vetëvendosje, përcjell teve1.info
“Ky Komitet u themelua për të mbuluar dështimet në sektorin e Shëndetësisë. Këtë në njëfarë forme e kishte pranuar edhe vetë Albin Kurti, i cili në takimin e parë kishte theksuar se gjendja në shëndetësi është tepër e rëndë për tu menaxhuar vetëm nga ministri. E tani shëndetësia ka mbetur edhe pa ministër dhe Albin Kurti nuk merr vendim me emëru një ministër. Sepse pozita e ministrit të Shëndetësisë kanë mbetur peng e grupeve të interesit brenda Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionit me Listën Guxo”, tha ai.
Sipas tij, ky Komitet nuk u formua për të rregulluar gjendjen në shëndetësi, por për ta përzënë ish-ministrin Rifat Latifi.
“Koha tregoi se ky Komitet u themelua jo për të sanuar gjendjen e rëndë në shëndetësi, por për ta përzënë Rifat Latifin për Amerikë. Kjo vërtetohet me faktin se prej se Rifat Latifi dha dorëheqje, ky Komitet nuk mbajti më asnjë takim”, shtoi Haxhiu. /Teve1.info/