Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në rrugën rajonale Mitrovicë – Podujevë, me ç’rast gjashtë persona kanë mbetur të lënduar.
Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti bën të ditur për teve1.info, se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, përkatësisht në segmentin rrugor afër Tunelit të Parë; në aksidnet janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit gjashtë (6) persona kanë pësuar lëndime”, tha ai.