tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Gërxhaliu flet për pagën minimale në Kosovë, thotë se është koha që Këshilli Ekonomiko-Social ta thotë fjalën e fundit

tëvë1 nga tëvë1
23/02/2022
A A
Gërxhaliu flet për pagën minimale në Kosovë, thotë se është koha që Këshilli Ekonomiko-Social ta thotë fjalën e fundit
Share on FacebookShare on Twitter

Gërxhaliu tha se Kosova ka hyrë një krizë jo vetëm ekonomike por edhe sociale dhe nacionale.

Sipas tij një pagë e propozuar nga Sindikatat prej 350 duhet të jetë vetëm një bazë fillestare, shkruan Tëvë1.

“Kosova ka hyrë në një krizë jo vetëm ekonomike por edhe sociale dhe nacionale, dhe kriza e ka bërë të vetën kudo në botë dhe Kosovë. Brenga ime më e madhe është ngufatja e këtij dialogu të mirëfilltë të partneritetit publiko-privat është koha kur ky dialog të avancohet dhe çofëse i kemi parasysh indikatorët ekonomik, rritjen ekonomike koston edhe shumë indikator të tjerë, atëherë një pagë e propozuara prej 350 duhet të jetë një bazë fillestare që duhet të forcohet mes punëdhënësve, punëmarrësve dhe institucioneve”.

“Është momenti i fundit kur duhet të veprohet sepse Kosova është vonuar në këtë drejtim”, tha ai.

Gërxhaliu foli edhe për braktisjen e të rinjve kohëve të fundit në Kosovë, ku tha se paga minimale nuk duhet të mendohet vetëm në aspektin numerik apo ekonomik por edhe emocional.

“Besoj që është koha kur duhet të bihet një ujdi për sektorin privat, dhe të punësuarit që duhet të jenë aktiv në këtë drejtim. Falë një page të tillë me të cilat shumë të rinj janë duke braktisur kosovën dhe për pagën minimale nuk duhet të mendohet vetëm në aspektin numerik apo edhe ekonomik por edhe emocional”, tha ai.

Ekonomisti deklaroi se tanimë është koha kur Këshilli Ekonomiko-Social ta thotë fjalën e fundit, pasi siç u shpreh ai ka kaluar më shumë se një vit që nuk ka pasur takim tripalësh mes sindikatave.

“A duhet të jetë 350 apo 400 apo 500 siç e kërkon sindikata e Shëndetësisë definitivisht duhet të fillojë debati sepse kaloi një vit e më tepër kur nuk kemi pasur takim trepalësh dhe është koha kur këshilli ekonomik-social ta thotë fjalën e fundit”, përfundoi Gërxhaliu.

Të ngjashëm

Në Komunën e Vushtrrisë janë mbyllur pesë shkolla, rrezikohen edhe disa tjera
LAJMET

Në Komunën e Vushtrrisë janë mbyllur pesë shkolla, rrezikohen edhe disa tjera

04/02/2023
Idrizi: Kam pritur që Qeveria do të ndajë mbi 200 milionë euro për të ndalë migrimin e të rinjëve
LAJMET

Idrizi: Kam pritur që Qeveria do të ndajë mbi 200 milionë euro për të ndalë migrimin e të rinjëve

03/02/2023
Shala: Kushtet e Kurtit për Asociacionin janë kushte në thonjëza
LAJMET

Shala: Kushtet e Kurtit për Asociacionin janë kushte në thonjëza

03/02/2023
Lajçak e informon McCardell rreth dialogut Kosovë-Serbi
LAJMET

Lajçak e informon McCardell rreth dialogut Kosovë-Serbi

03/02/2023
Fetoshi: Proceset integruese varen nga dialogu me Serbinë javët e muajt në vazhdim
LAJMET

Fetoshi: Proceset integruese varen nga dialogu me Serbinë javët e muajt në vazhdim

03/02/2023
Ambasadori suedez
LAJMET

Westerlund: Kosova dhe Serbia duhet të nënshkruajnë Planin franko-gjerman

03/02/2023
Në Komunën e Vushtrrisë janë mbyllur pesë shkolla, rrezikohen edhe disa tjera

Në Komunën e Vushtrrisë janë mbyllur pesë shkolla, rrezikohen edhe disa tjera

04/02/2023
0

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi në emisionin "Info Nata" në Tëvë1 foli për rrezikun e mbylljes së shkollave...

Idrizi: Kam pritur që Qeveria do të ndajë mbi 200 milionë euro për të ndalë migrimin e të rinjëve

Idrizi: Kam pritur që Qeveria do të ndajë mbi 200 milionë euro për të ndalë migrimin e të rinjëve

03/02/2023
0

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka folur për trendin e ikjes së të rinjve nga vendi. Idrizi në emisionin “Info...

Shala: Kushtet e Kurtit për Asociacionin janë kushte në thonjëza

Shala: Kushtet e Kurtit për Asociacionin janë kushte në thonjëza

03/02/2023
0

Azdren Shala nga Partia Socialdemokrate (PSD) i ka quajtur “kushte në thonjëza”, gjashtë kushtet e kryeministrit Albin Kurti për themelimin...

Lajçak e informon McCardell rreth dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak e informon McCardell rreth dialogut Kosovë-Serbi

03/02/2023
0

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar ndihmës zëvendësministren kanadeze për...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.