tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Gashi thotë se Vuçiq dëshiron ta prezantojë Asociacionin si fitore të tij në Serbi

tëvë1 nga tëvë1
18/03/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeredaktori i Tëvë1, Zijadin Gashi, tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, po insiston në pikën e cila ka të bëjë me zbatimin e Asociacionit të komunave serbe, në mënyrë që këtë Vuçiq ta prezantojë në Serbi si fitore të tij karshi Kosovës.

Gashi duke komentuar takimin e sotëm i cili po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, tha se sipas burimeve të Tëvë1, shihet se problemi mes palëve ka të bëjë te nënshkrimi për një pajtim në parim.

“Duke shfrytëzuar burimet tona që i kemi shohim disa problem që kanë dalë atje së pari është insistimi edhe i kryemninistrit Kurti në bazë të asaj që kam marrë vesh nga burimet që i kemi atje, që çfarëdo marrëveshje që në fund nëse konkludohet, duhet të nënshkruhet. Dhe kundërshtimi i presidenetit serb Vuçiq që  nuk do të ketë nënshkrim për një pajtim në parim qoftë nevoja që ky nënshkrim nëse nuk ndodh në Ohër duhet të ndodhë në Bruksel, Paris, Berlin kudo qoftë. Por kryeministri Kurti e ka një qëndrim, në bazë të kësaj që kam mësuar, që duhet të nënshkruhet si dy shtete, si dy burrështetas, duhet ta nënshkruajnë marrëveshjen dhe formën që kërkohet”, tha ai.

Tutje Gashi në emisionin “Këndi i Debatit”, tha se problemi më i theksuar dhe pika më e ndjeshme është tek çështja e Asociacionit.

“Pastaj një problem tjetër është te Asociacioni, që ka të bëjë me eliminimin e dykuptimësive te plani i veprimit, Asociacioni është pika më e ndjeshme. Këtu kërkesa kryesore e palës serbe është që Asociacioni të zbatohet si një prej pikave me të cilën Vuqiç do ta prezantojë në Serbi si një fitore të tij, ndërkaq insistimi i kryeministrit  Kurti, ka qenë që të përcaktohet qartë, dmth qysh tash se çfarë organi do të dukej ky Asociacion dhe jo të mos përcaktohet, as me plane veprimi. Për atë bëhet një plan veprimi dhe duhet të ketë një qartësi se çfarë Asociacioni dëshirohet të arrihet “, shtoi tutje ai./teve1.info./

Të ngjashëm

LAJMET

Vetaksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, lëndohet një person

01/04/2023
LAJMET

Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje

01/04/2023
LAJMET

Presidenca për veturat e djegura në veri: Strukturat ilegale të Serbisë po përdorin taktika kriminale

01/04/2023
RAJONI/BOTA

Në Selanik të dielën mbahet mesha hyjnore e parë në gjuhën shqipe

01/04/2023
LAJMET

​Vuçiq për strategjinë e sigurisë së Kosovës: Duan përshkallëzim të konfliktit

01/04/2023
LAJMET

Presidentja Osmani kujton masakrën e Lubeniqit

01/04/2023

Vetaksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, lëndohet një person

01/04/2023
0

Një aksident trafiku ka ndodhur në Parallovë të Artanës ku një veturë është rrokullisur. Zëdhënësi i policisë për rajonin e...

Boston synon kreun në Lindje, fitojnë Lakers e Golden State, zhgënjen Denver

01/04/2023
0

Boston i afrohet kreut të renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 122-114 ndaj Utah Jazz, duke qenë vetëm një...

MADRID, SPAIN - FEBRUARY 19: Coach Carlo Ancelotti of Real Madrid  during the La Liga Santander  match between Real Madrid v Deportivo Alaves at the Santiago Bernaubeu on February 19, 2022 in Madrid Spain (Photo by David S. Bustamante/Soccrates/Getty Images)

Carlo Ancelotti pritet të largohet në fundin e sezonit nga drejtimi i Real Madrid

01/04/2023
0

Tekniku italian është numri një në listën e favoritëve të Federatës Braziliane të Futbollit për të marrë “timonin” e kombëtares...

Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje

01/04/2023
0

Ideatorët e platformës “Liria Ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.