TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Formalizmi i punësimit mbetet sfidë, ATK kërkon zbatim të të drejtave për punëtorë

nga TËVË 1
22 Mars, 2023
0
A A
​Formalizmi i punësimit mbetet sfidë, ATK kërkon zbatim të të drejtave për punëtorë

Përkundër rritjes së vazhdueshme të te hyrave tatimore, në formalizmin e punësimit shihet se ende ka një numër të madh të bizneseve të cilat kanë të hapura llogaritë në ATK dhe vazhdojnë të mos deklarojnë për punëtorë fare.

Kështu u tha sot gjatë panelit të diskutimit me temën “Formalizimi i punësimit”, i organizuar nga Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet.

Panelistët gjatë diskutimit u bënë thirrje bizneseve që të mos mbajnë punëtorë pa kontratë pune.

Drejtori ekzekutiv i ATK-së, Ilir Murtezaj tha se falë punës që po bëjnë në këtë drejtim janë rritur të hyrat tatimore sa i përket formalizimit. Mirëpo, sipas tij krahas kësaj rritje, në bazë të punës që kanë bërë kanë vërejtur që ka një numër të madh të bizneseve të cilat kanë të hapura llogarit në ATK dhe vazhdojnë të mos i deklarojnë punëtorët.

“ATK krahas shumë reformave që është duke bërë, një ndër reformat kyçe është pjesa e formimit të modulit të rriskut…Si rezultat i asaj vetëm periudhën e zbatimit të projektit diku mbi 5200 punëtorë janë formalizuar, vetëm vitin e kaluar kemi 4130 punëtor të identifikuar nga ana e ATK-së si punëtor të paformalziuar. Krahas kësaj nëse shohim trendin e numrit të të punësuarve që raportohen në ATK, shihet se nëpër vite kemi një mesatare rreth 20 mijë punëtor që janë të raportuar në ATK dhe kjo bënë të kuptojmë që jemi në drejtim të mirë. Përkundër kësaj rritje të vazhdueshme, kanë treguar që kemi një numër të madh të bizneseve të cilat kanë të hapura llogaritë në ATK dhe vazhdojnë të mos deklarojnë për punëtor fare”, tha Murtezaj.

Murtezaj bëri thirrje që të bashkohen të gjithë, sepse sipas tij, jo në Kosovë por në asnjë vend më të zhvilluar nuk mund të luftohet informalitieti pa bashkëpunim me qytetarët apo OJQ-të e ndryshme.

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës(IP), Hekuran Nikqi tha se IP është duke krijuar edhe mekanizma tjerë për formalizimin e punësimit dhe për këtë ai tha se po e bëjnë të pamundur që të rrisin edhe numrin e inspektorëve.

“Inspektorati i Punës si mekanizma që ka krijuar për mbikëqyrjen e ligjit të punës së deklaruar ka rritur inspektimet që nga viti i kaluar. Në janar të vitit 2022, IP në kuptimin e formalizmit ka pasur 292 inspektime ndërsa në janar të këtij viti ka IP ka kryer mbi 400 inspektime në këtë aspekt. IP është duke u përpjekur të krijojë edhe mekanizma tjerë për formalizimin e punës, ku përfshihet edhe rritja e numrit të inspektorëve. Aktualisht me 33 inspektorë sa kemi në shtatë regjione në vend, është shumë e vështirë të arrihen edhe tragetet që i kemi të vendosura”, tha Nikqi.

Nikqi po ashtu ka theksuar se që nga viti i kaluar IP ka funksionalizuar linjën telefonike dhe një adresë zyrtarë në të cilën palët mund të drejtohen me ankesa që i trajtojnë me prioritetit.

Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna tha se gjatë punës në terren kanë vërejtur ndryshime të dukshme në biznese.

Sipas tij, edhe bizneset janë vetëdijesuar që të mos pranojnë punëtor pa pasur mundësinë të ja sigurojnë një kontratë pune, raporton KP.

“Ne kemi arritur që gjatë tërë kohës të organizojmë kampanja dhe në bashkëbisedim edhe me vizitat që kemi në biznese, anëtaret e odës gjithmonë ta ngrisim çështjen e formalizmit të punëtorëve. Në diskutim edhe me bizneset kemi një përmirësim të madh. Është shumë e rëndësishme me pas një kontratë sa i përket të drejtave dhe obligimeve të punëtorëve, por në anën tjetër edhe biznesi ka kaluar në nivel të ri, ku kanë pa sa është e rëndësishme me pas një kontratë me punëtoret…21:45 Për të punësuar një punëtor duhesh të investosh në të. Duke u nisur nga këto raste bizneset kanë ngritur vetëdijen në të cilën nuk merr punëtor pa kontratë, dhe kjo ka arritur që të ndihmojë edhe në formalizmin e punëtorëve”, tha Rafuna.

Tags: ATKilir murtezajpunetore
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjuajtën më armë të gjata, krejt çka dihet nga shkrepjet intensive në Lagjen Mati 1

Gjuajtën më armë të gjata, krejt çka dihet nga shkrepjet intensive në Lagjen Mati 1

Deputeti i LDK-së, Zogaj nuk pret zgjidhje nga takimi i liderëve me presidenten Osmani

Deputeti i LDK-së, Zogaj nuk pret zgjidhje nga takimi i liderëve me presidenten Osmani

Partia Socialiste e Edi Ramës kryeson në zgjedhje nga numërimi i 30% të votave

Këto janë rezultati zgjedhor në Shqipëri, deri në këto momente

Edhe VV-ja pjesë e takimit me presidenten Osmani

Edhe VV-ja pjesë e takimit me presidenten Osmani

Gjuajtën më armë të gjata, krejt çka dihet nga shkrepjet intensive në Lagjen Mati 1

Gjuajtën më armë të gjata, krejt çka dihet nga shkrepjet intensive në Lagjen Mati 1

Deputeti i LDK-së, Zogaj nuk pret zgjidhje nga takimi i liderëve me presidenten Osmani

Deputeti i LDK-së, Zogaj nuk pret zgjidhje nga takimi i liderëve me presidenten Osmani

Emisioni “Ditari” 13.05.2025

Emisioni “Ditari” 13.05.2025

Partia Socialiste e Edi Ramës kryeson në zgjedhje nga numërimi i 30% të votave

Këto janë rezultati zgjedhor në Shqipëri, deri në këto momente

Edhe VV-ja pjesë e takimit me presidenten Osmani

Edhe VV-ja pjesë e takimit me presidenten Osmani

Shtyhet finalja e Kupës së Kosovës

Shtyhet finalja e Kupës së Kosovës

Kërkohet veçim i çështjes së Thaçit për pengim të drejtësisë nga rasti për krime lufte

Kërkohet veçim i çështjes së Thaçit për pengim të drejtësisë nga rasti për krime lufte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X