Sipas tij, krejt kjo çështje e ngrit dyshimin në qoftë se dialogu është dizajnuar me të vërtetë për të normalizuar raportet mes të dyja vendeve, apo siç tha ai, për ta ridefinuar statusin e Kosovës.
“Problemi tashmë ka hyrë në një fazë tjetër. Më shumë se 10 vite dialog mes Kosovës dhe Serbisë kanë treguar se palët nuk mund të gjejnë zgjidhje për normalizimin e raporteve dhe asociacioni është njëra nga çështjet që e ringrit pyetjen se “në qoftë se dialogu është i dizajnuar për të normalizuar raportet Kosovë – Serbi, apo për ta ridefinuar statusin e Kosovës. Prandaj insistoj në pikëpamjen time që më shumë se një dekadë dialog kanë qenë një përpjekje mashtruese e Serbisë për të blerë kohë dhe për ta zvarritur procesin e normalizimit të raporteve me Kosovën”, tha Fetoshi tutje.
Gjithashtu, Fetoshi pretendon se muajt në vazhdim Kosova do ketë ndërgjegjësim më të madh të faktorëve të përfshirë në këtë proces./Tëvë1.info,