TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Familja Murturi del me sqarim publik, pas rastit ku tre djemtë e tyre akuzohen se rrahën hoxhën në Lupç

nga tëvë1
9 Gusht, 2022
0
A A
Familja Murturi del me sqarim publik, pas rastit ku tre djemtë e tyre akuzohen se rrahën hoxhën në Lupç

Përmes një postimi në Facebook , Arlindë Murturi nga kjo familje ka thënë se vëllezërit e saj po mbahen padrejtësisht të mbyllur.

Ajo ka treguar se në natën e 21 korrikut vëllezërit e saj kanë gjetur hoxhën të shtrirë në hyrje të xhamisë, të cilin i kanë ofruar ndihmë dhe kanë lajmëruar Policinë dhe ambulancën, shkruan teve1.info/

Ajo duke dhënë detaje se çfarë ka ndodhur më pas ka treguar se si familje e kanë vizituar imamin Berisha nga i cili thotë se janë pritur mirë.

Reagimi i plotë:

Ne familjarët e Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi e japim këtë deklaratë me qëllim që të demantojmë të gjitha lajmet nga mediet për vëllezërit tanë dhe të informojmë të gjithë opinionin se Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi janë plotësisht të pafajshëm dhe padrejtësisht po mbahen të mbyllur nga organet e rendit si pasojë e lajmeve të pavërteta dhe të paverifikuara.

Mbrëmjen e së enjtes më datë 21 korrik 2022, Atdheu së bashku me vëllanë e tij të mitur kanë shkuar për të falur namazin e jacisë, siç veprojnë rregullisht, dhe në hyrje të xhamisë e kanë gjetur të shtrirë dhe të lënduar rëndë imamin, Zeqir Berisha. Pasi që e kanë gjetur në këtë gjendje, menjëherë e kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën, siç do të vepronte çdo qytetar i ndërgjegjshëm. Më pas kanë ardhur edhe qytetarë të tjerë dhe së bashku me ndihmën e tyre i kanë dhënë ndihmën e parë imamit të lënduar.

Me të ardhur policia në vendin e ngjarjes, Atdheun e kanë pyetur në cilësinë e dëshmitarit, mirëpo më pas në ora 01:00 të natës e kanë arrestuar së bashku me dy vëllezërit e tjerë, Beharin dhe Shkodranin, duke i bërë si të dyshuar për sulmin ndaj imamit, edhe pse këta dy të fundit kanë qenë në shtëpi kohën kur ka ndodhur ngjarja ( Behari duke ujitur mjedrat ndërsa Shkodrani në dhomë me bashkëshorten e tij). Pra, Shkodrani dhe Behari kanë qenë në shtëpi kohën kur është sulmuar imami.

Të nesërmen më datë 22 korrik 2022, që në orët e para të mëngjesit, media të ndryshme kanë filluar të përhapin lajmin se tre vëllezërit Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi e kanë sulmuar dhe rrahur brutalisht imamin, gjoja sipas informacioneve të cilat i kanë siguruar nga burime anonime, pra pa pasur asnjë dëshmi konkrete.

Lajmi i rrejshëm në dëm të tre vëllezërve është bërë lajm i ditës dhe është përhapur në të gjitha mediet dhe portalet që veprojnë në Kosovë dhe më gjerë. Si pasojë, të tre vëllezërit janë etiketuar si kriminelë, ekstremistë, dhunues dhe me lloj-lloj epitetesh të pavërteta. Për pasojë, Atdhe Murturi së bashku me vëllezërit, janë shpallur fajtor nga mediet, përkundër faktit që pikërisht Atdheu së bashku me vëllain e mitur ka qenë personi që ka lajmëruar organet kompetente për t’i ardhur në ndihmë imamit të lënduar.

Si pasojë e kësaj tragjedie, për të cilën shprehim keqardhjen më të thellë për familjen e të lënduarit Imamit Zeqir Berisha, edhe ne si familjarë po ndjehemi thellësisht të traumatizuar dhe të dëmtuar rëndë për shkak të lajmeve që i kanë shpallur fajtorë djemtë tanë pa u bazuar në asnjë dëshmi të vetme.

Ne si familje e kemi vizituar imamin z. Zeqir Berisha me të cilin kemi raporte të mira, ashtu siç i ka hije myslimanëve dhe traditës sonë. Nga kjo vizitë imami është shprehur i nderuar tej mase dhe na ka nderuar me pritjen e tij.

Prandaj, ne kërkojmë nga të gjitha mediet që në mënyrë profesionale dhe të ndërgjegjshme të raportojnë për këtë rast. Po ashtu të verifikojnë dhe demantojnë çdo lajm të pavërtetë të cilin e kanë publikuar dhe do ta publikojnë në lidhje me këtë temë. Ne ju lusim që të mos e përdorni fuqinë e medies në dëm të djemve tanë të pafajshëm dhe t’i lejoni organet kompetente ta zbardhin të vërtetën për rastin. Përndryshe, ne si familjarë zotohemi që do të ndërmarrim të gjitha hapat ligjor kundrejt secilës medie që në mënyrë të pandërgjegjshme dhe joprofesionale i kanë shpallur fajtor Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturin përmes lajmeve të pabazuara në fakte dhe pa asnjë dëshmi.

Me respekt,

Familja Murturi

Tags: Familja MurturiLupçsulmi ndaj imamit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj flet për pritjet nga takimi me Osmanin

Haradinaj flet për pritjet nga takimi me Osmanin

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Prizren, policia po heton rastin

Speciale – Kuvendi tenton për të 15-tën herë konstituimin

Speciale – Kuvendi tenton për të 15-tën herë konstituimin

Djalit i bie të fikët nga frika pasi u kanos me thikë nga babai, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Malishevë, kanosi zyrtarët policor

Trump mbërrin në Arabinë Saudite

Trump mbërrin në Arabinë Saudite

Haradinaj flet për pritjet nga takimi me Osmanin

Haradinaj flet për pritjet nga takimi me Osmanin

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Prizren, policia po heton rastin

Speciale – Kuvendi tenton për të 15-tën herë konstituimin

Speciale – Kuvendi tenton për të 15-tën herë konstituimin

Djalit i bie të fikët nga frika pasi u kanos me thikë nga babai, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Malishevë, kanosi zyrtarët policor

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet dy persona në Drenas për marrje me bixhoz

Ky është qyteti me më shumë pemë në Evropë për banorë

Ky është qyteti me më shumë pemë në Evropë për banorë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X