TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Fabrika në Gjakovë e mbyllur për më shumë se dy vjet, shkak një vendim i Qeverisë së Shqipërisë

nga tëvë1
11 Korrik, 2022
1
A A
Fabrika në Gjakovë e mbyllur për më shumë se dy vjet, shkak një vendim i Qeverisë së Shqipërisë

Përveç mungesës së lëndës së parë dhe çmimit të ulët në treg të koncentratit të kromit, edhe renta minerare e ngritur në 9 për qind nga Ministria e Financave në Shqipëri, ka bërë që kjo fabrikë të mos përpunojë më as edhe një gram krom.

Kjo fabrikë në Gjakovë, e cila gjendet vetëm 15 kilometra afër pikës kufitare në Qafë Prush, është furnizuar historikisht me lëndë të parë, import 100 përqind nga Shqipëria, në zonat e Hasit dhe Tropojës.

Për t’u vënë në funksion kjo fabrikë, drejtues të saj dhe biznesmenë të tjerë për minerale të ngurta nga Shqipëria kërkojnë që kjo rentë minerare që aplikohet nga autoritetet e Shqipërisë të hiqet në tërësi, ashtu siç ka vendosur ekzekutivi atje për përpunuesit e kromit brenda Shqipërisë.

Ekzekutivi i Shqipërisë në fillim të vitit 2021, pati ndryshuar ligjin për taksat kombëtare dhe kështu ka pezulluar renten minerare, për tre vjet zero vetëm për përpunuesit e mëtejmë të mineralit të kromit, në uzinat e ferrokromit dhe fabrikat e pasurimit të kromit.

Kjo nismë sipas qeverisë kishte ardhur për t’iu dalë në ndihmë industrisë minerare atje e cila është prekur nga efektet e pandemisë Covid-19.
Derisa, Ministria e Financave e Qeverisë së Shqipërisë dhe dogana e këtij shteti, nuk janë përgjigjur për KosovaPress lidhur me kërkesat e fabrikës së kromit në Gjakovë.

Pronari njëherësh edhe administratori i përgjithshëm i fabrikës së pasurimit të kromit në Gjakovë, Bukurosh Koçi thekson për KosovaPress, se importimi i lëndës së parë nga Shqipëria paraqet vështirësi për punën e tij në Kosovë.

Koçi thotë se taksa rentë minerare në eksport që shteti shqiptar aplikon për blerjet që bëhen nga fabrika e tij, janë shumë të larta.

Koçi shton se renta është 9 përqind mbi çmimin e referencës dhe jo për çmimin e blerjes, çka rëndon importuesin, në këtë rast fabrikën e pasurimit të kromit në Devë, në mënyrë të drejtpërdrejt.

“Në vitin 2022, në janar, ne u bëmë gati të fillojmë punën, por për arsye të mungesës së lëndës së parë ne nuk arritëm të fillojmë. Dhe shkaku tjetër është, sepse qeveria shqiptare ka vendosur një rentë për mineralin e varfër 9 për qind të vlerës së mineralit, kjo nuk është 9 për qind e faturës ose vlerës që ne e blejmë, por është më shumë, sepse bazohet tek një çmim reference që vendos një komision i caktuar nga Ministria e Financave. Sot në Qafë Prush ka mbi 20-30 mijë ton krom që nuk mund të importojmë ne, për arsye se renta është një vlerë shumë e madhe, dhe për këtë ne nuk mund ta marrim, për arsye se rezultojë me humbje” thekson Koçi.

Ai thotë që nëse kjo rentë do të jetë më e ulët siç është në Shqipëri, e cila është bërë zero për tri vjet, do të ishin të gatshëm të fillojmë të blejnë dhe ta rikthejnë fabrikën në punë.

Koçi më tej ka thënë se vënia në punë e kësaj fabrike, do t’i fuste në funksion rreth 20 miniera në zonën Hasit, Tropojës dhe Kukësit.

Ai ka treguar se renta paguhet vetëm një herë në blerje të lëndës së parë, por nëse miniera ose vend burimi minerar ku merret minerali, lënda e parë do të ishte marrë në territorin e Kosovës, do të paguhej në eksport referuar lëndës së parë të përdorur për prodhimin e një ton koncentrati sipas ligjeve në Kosovë.

Edhe biznesmeni për minerale të ngurta, Hasan Meshi nga rrethina e Hasit të Shqipërisë ka fajësuar shtetin shqiptarë për vendosjen e rentës minerare, derisa ka kërkuar që ajo të hiqet.

Biznesmeni Meshi tash e tri vjet nuk ka arrit të eksportojë materialin e tij në Kosovë, përkatësisht në fabrikën e Devës, për shkak të kësaj takse. Meshit i kanë mbetur mijëra tonelata krom të varfër në pikën kufitare në Qafë Prush, prej që është rritur renta minerare.

“Unë dua zgjidhje për këtë punë. Jam duke I paguar qe 4 vjet punëtorët dhe nuk i kam asnjë lloj borxhi shtetit askund. Dhe shteti na ka dal në pengesë shumë të madhe, në mënyrë që po detyrohemi që me mbyll biznesi..”, thotë Meshi.

Biznesmeni Bukurosh Koçi po fajëson edhe autoritetet kosovare për mos dhënie të lejes për kërkim zbulim dhe shfrytëzimi për të përballuar kapacitetin e fabrikës në furnizim me lëndën e parë.

Koçi thekson se kanë bërë kërkesë për t’u pajisur me leje shfrytëzimi, por deri më sot nuk ka asnjë përgjigje nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale – KPMM.

Kjo fabrikë ka mbetur pasive që nga dhjetori i vitit 2019, ku pothuajse nuk ka punuar fare. Nga 45 punonjës më parë, tani vijojnë punën vetëm 5-6 punëtorë për mirëmbajtje të fabrikës.

Ndërmarrja e Re, Fabrika e pasurimit të kromit në Devë të Gjakovës, ishte riaktivizuar pas procesit të privatizimit. Kjo fabrikë posedon të gjitha licencat dhe certifikatat nga institucionet e Kosovës.

Tags: Fabrika ne GjakoveQeveria e Shqiperise
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dështon përpjekja e 15-të e konstituimit të Kuvendit

Dështon përpjekja e 15-të e konstituimit të Kuvendit

Live – Nis seanca konstituive e Kuvendit

Live – Nis seanca konstituive e Kuvendit

Limaj thotë se u linçua për qëndrimin se për tema nacionale duhet të ketë bisedime me të gjithë

Limaj thotë se u linçua për qëndrimin se për tema nacionale duhet të ketë bisedime me të gjithë

Haradinaj flet për pritjet nga takimi me Osmanin

Haradinaj flet për pritjet nga takimi me Osmanin

Dështon përpjekja e 15-të e konstituimit të Kuvendit

Dështon përpjekja e 15-të e konstituimit të Kuvendit

Live – Nis seanca konstituive e Kuvendit

Live – Nis seanca konstituive e Kuvendit

Limaj thotë se u linçua për qëndrimin se për tema nacionale duhet të ketë bisedime me të gjithë

Limaj thotë se u linçua për qëndrimin se për tema nacionale duhet të ketë bisedime me të gjithë

Trump mbërrin në Arabinë Saudite

Trump mbërrin në Arabinë Saudite

Haradinaj flet për pritjet nga takimi me Osmanin

Haradinaj flet për pritjet nga takimi me Osmanin

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Prizren, policia po heton rastin

Speciale – Kuvendi tenton për të 15-tën herë konstituimin

Speciale – Kuvendi tenton për të 15-tën herë konstituimin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X