TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ekspertët: Ligji për Paga mund të shfuqizohet, s`dihet koeficienti

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Deputeti i LVV-së: Pas 11 vitesh rritet paga minimale

Kjo vlerë do të përcaktohet, bazuar në tërësinë e koeficienteve të shpërndarë me Ligjin e Pagave. Ndërkohë, ekspertët thonë se ky ligj mund të shfuqizohet përsëri, pasi cenohet siguria juridike e nëpunësve civilë.

Gëzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha për Radio Kosovën se në këtë rast, askush nuk ka informacion se sa do ta ketë pagën.

“Përcaktimi i dispozitës ligjore se vlera monetare e koeficientit do të përcaktohet në secilin vit përmes Ligjit për ndarjen buxhetore, qartazi e prek sigurinë juridike për secilin person. Kjo në secilin rast nuk do të dihet për vitin pasues se cila do të jetë paga dhe cila vlera monetare e koeficientit. Kjo ka qenë edhe njëra nga arsyet që ligji i kaluar për paga ishte shpallur kundër kushtetues nga Gjykata Kushtetuese”, thotë Shala.

IKD ka kërkuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit që sipas kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore, ta procedojë Ligjin për Pagat në Sektorin Publik për vlerësim të kushtetutshmërisë në Gjykatën Kushtetuese.

Shala, tha se nëse Gjykata Kushtetuese vlerëson se vetëm dispozita të caktuara janë në kundërshtim me Kushtetutën, ka mundësi që vetëm ato dispozita t’i shfuqizojë, ndërsa pjesën tjetër të ligjit ta lë në fuqi. Nëse vlerëson se tërësia e ligjit është në kundërshtim me Kushtetutën, atëherë mund ta shfuqizojë tërësisht ligjin.

Ndërkohë, eksperti Safet Gërxhaliu theksoi se nuk i bën nder Kosovës që përsëri ky ligj të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, derisa theksoi se koeficienti duhet të përcaktohet urgjentisht.

“Duhet që me urgjencë koeficienti të jetë i ditur, me të vetmin qëllim që të punësuarit të kenë satisfaksion, opozita të matet ta dërgojë në kushtetuese apo jo. E ndoshta një ligj i tillë dhe një koeficient i ditur, do të jetë indikator i përshpejtimit edhe të ligjeve të tjera që kanë të bëjnë me aspektin social në Kosovë në një kohë të krizës edhe ekonomike e sociale, në një kohë të inflacionit, prandaj çdo vonesë është humbje për Kosovën dhe goditje për qytetarët e saj”, thotë Gërxhaliu.

Përfaqësues të Sindikatave në Kosovë kanë shprehur shqetësimin që ende nuk është përcaktuar koeficienti për pagat e zyrtarëve publikë.

Sipas Ligjit për Buxhetin e vitit 2023, që u miratua në dhjetor të vitit 2022, totali i përgjithshëm i buxhetit për paga në sektorin publik do të jetë 745 milionë euro. Ligji për Pagat në Sektorin Publik është miratuar me 22 dhjetor 2022. Ndërsa, pas dekretimit nga presidentja, ky ligj është publikuar në gazetën zyrtare.

Në 30 qershor të vitit 2020, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kishte shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në Sektorin Publik. Sipas vendimit, ligji nuk ishte në përputhshmëri me 11 nene të Kushtetutës së Kosovës./RadioKosova/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani dhe Kurti përkujtojnë veprën e Zahir Pajazitit dhe shokëve të tij

Osmani dhe Kurti përkujtojnë veprën e Zahir Pajazitit dhe shokëve të tij

​Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së 10-të

LVV dominon me 57 ulëse në Kuvend, PDK në vend të dytë me 22 ulëse

KQZ-ja merr vendim, pezullon një parti politike

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

Rama përkujton 29-vjetorin e rënies së heronjve Pajaziti, Hoxha e Zejnullahu

Osmani dhe Kurti përkujtojnë veprën e Zahir Pajazitit dhe shokëve të tij

Osmani dhe Kurti përkujtojnë veprën e Zahir Pajazitit dhe shokëve të tij

​Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së 10-të

LVV dominon me 57 ulëse në Kuvend, PDK në vend të dytë me 22 ulëse

KQZ-ja merr vendim, pezullon një parti politike

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

Rama përkujton 29-vjetorin e rënies së heronjve Pajaziti, Hoxha e Zejnullahu

​Lekaj: Ramush Haradinaj po punon që të jetë kandidat konsensual i opozitës për president

​Lekaj: Ramush Haradinaj po punon që të jetë kandidat konsensual i opozitës për president

Shembja e murit në Han të Elezit detyroi evakuimin e banorëve përreth

Shembja e murit në Han të Elezit detyroi evakuimin e banorëve përreth

Arrestohet një i mitur në Podujevë, sulmoi me thikë bashkëmoshatarin e tij

Tre të mitur tentuan të vjedhin në një lokal në Prishtinë, arrestohen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën