TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Deri në 12 vizita të familjarëve të të akuzuarve në Hagë do të rimbursohen

nga tëvë1
19 Nëntor, 2022
0
A A
Ish-gjykatësi i EULEX-it zgjidhet në krye të Kushtetueses në Hagë

Vizitat ndaj tetë ish krerë të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, kanë shpenzimet e tyre.

Por ato familjare, mbulohen financiarisht nga shteti i Kosovës.

Për afro dy vite vizita, shteti i kushtoi mbi 141 mijë euro, për bileta, fjetje e ushqim dhe shpenzime tjera për viza.

Për shkak të mungesës së kërkesës për rimbursim mjetesh, familja e ish presidentit, Hashim Thaçi përfitoi zero centë, kurse më së shumti ajo e ish deputetit të VV-së, Rexhep Selimi, me gati 35 mijë euro.

Fiks 34 mijë, kushtuan vizitat e familjarëve të ish kryekuvendarit, Jakup Krasniqi, pasuar nga ajo e Hysni Gucatit, me mbi 29 mijë euro.

Vizitat e Nasim Haradinaj kushtuan më tepër se 16 mijë euro, të Kadri Veselit 14 mijë euro, të Salih Mustafës 12 mijë euro dhe të Pjetër Shalës, 10 mijë euro.

Por, Ministria e Drejtësisë, po synon që t’i përcaktojë disa aspekte shtesë të mbulueshmërisë së shpenzimeve.

“Çdo person i akuzuar potencial, brenda një viti, ka të drejtë të vizitohet me mbështetje të nevojshme financiare, deri në dymbëdhjetë (12) vizita nga anëtarët e ngushtë të familjes, dhe jo më shumë se tre (3) anëtarë të familjes për një vizitë”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Përmes këtij Udhëzimi Administrativ, përfitimi i kësaj mbështetje financiare bëhet në forma të ndryshme.

“Paradhënia e shpenzimeve bëhet për shpenzimet e fjetjes dhe ushqimit, pas miratimit të kërkesës për udhëtim. Shpenzimet tjera të përcaktuara me këtë udhëzim administrativ, kompensohen pas ofrimit të dëshmisë përkatëse”, thuhet tutje.

Këto ndryshime në ligjin për Dhomat e Specializuara, Medina Kadriu nga IKD, i ka vënë në theks për përmbushjen e zbrazëtirave ekzistuese ligjore.

Përpos vizitave të familjarëve, shteti i Kosovës paguan miliona euro edhe për mbrojtjet e ish krerëve të UÇK-së.

Kronika e realizuar nga gazetarja Florijeta Dernjani.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gruda kritikon Deharin: Nuk pati guxim ta lexojë të plotë aktgjykimin e Kushtetueses

Gruda kritikon Deharin: Nuk pati guxim ta lexojë të plotë aktgjykimin e Kushtetueses

Cakolli kundërshton qëndrimin e Deharit: Votimi i fshehtë ka dështuar 34 herë, nuk është zgjidhje

Cakolli kundërshton qëndrimin e Deharit: Votimi i fshehtë ka dështuar 34 herë, nuk është zgjidhje

Mustafa kritikon ashpër Avni Deharin: Mendësia e VV-së është t’iu mbyllë gojën deputetëve

Mustafa kritikon ashpër Avni Deharin: Mendësia e VV-së është t’iu mbyllë gojën deputetëve

Serbi Lazar Zhivkoviq autor i kërcënimit me bombë ndaj Kuvendit

Gëzim Morina rinovon kontratën me Yllit

Çfarë është aleanca BRICS dhe cilët liderë po marrin pjesë në samit?

Çfarë është aleanca BRICS dhe cilët liderë po marrin pjesë në samit?

Serbi Lazar Zhivkoviq autor i kërcënimit me bombë ndaj Kuvendit

Serbi Lazar Zhivkoviq autor i kërcënimit me bombë ndaj Kuvendit

Cilat janë pritshmëritë për dëshmitarët e mbrojtjes në rastin e Thaçit e të tjerëve?

Cilat janë pritshmëritë për dëshmitarët e mbrojtjes në rastin e Thaçit e të tjerëve?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X