Nga Departamenti i Shtetit i kanë bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të arritur një kompromis të drejtë.
“Ne i bëjmë thirrje kryeministrit Kurti që të punojë me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Borrell,, dhe përfaqësuesin e posaçëm, Lajçak, për të arritur një kompromis të drejtë. Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq do të duhet të bëjnë koncesione për t’u siguruar që ne të mos i rrezikojmë dekadat e paqes së fituar me vështirësi në një rajon tashmë të brishtë”- thuhet në deklaratë.
Po ashtu, nga deklaratën e tyre thuhet se i bashkohen BE-së për thirrje ndaj Kosovës që të pezullojë masat e planifikuara për targat.
“Ne i bashkohemi BE-së në thirrjen ndaj Kosovës që menjëherë t’i pezullojë masat e planifikuara që do t’i eskalonin tensionet, përfshirë shqiptimin e gjobave për vetura”- thuhet më tej në deklaratë.
Sipas Departamentit të Shtetit, Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme.
“Të dyja palët duhet të përmbahen nga ndërmarrja e hapave provokues, t’i përmbushin obligimet e tyre nën dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme”, përmbyllet deklarata. /Teve1.info/