TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Departamenti Amerikan i Shtetit përfshinë në raport reagimet kundër shkarkimit të Dakës

nga tëvë1
13 Prill, 2022
0
A A
Departamenti Amerikan i Shtetit përfshinë në raport reagimet kundër shkarkimit të Dakës

Departamenti Amerikan i shtetit ka nënvizuar se shteti i Kosovës po çalon në disa fusha përmes raportit të përvjetshëm të saj.

Sipas dokumentit, raporte kredibile flasin për korrupsion serioz qeveritar dhe mosndëshkim të tij, krime që përfshijnë dhunë e kërcënime për dhunë ndaj pakicave etnike, kufizime serioze në lirinë e shprehjes dhe medieve., etj.

E ky raport është marrë edhe me shkarkimin e ish-kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka. Në dokument përmendet raporti i Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve që kishte konstatuar se shkarkimi i Dakës nuk ishte arsyetuar dhe reagimi i organizatave që e kishin quajtur aktin të motivuar politikisht.

Daka në një prononcim për tëvë1 ka thënë se e ka pritur një reagim të tillë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës teksa atë e ka quajtur një leksion për presidenten.

“Ende jemi shumë larg nga ajo që pritet prej institucioneve të pavarura e sidomos nga presidenca. Kështu që mendoj se ky ka qenë një mësim, një leksion i mirë për zonjën Osmani”, tha Valdete Daka,  ish-kryesuese e KQZ-së.

Përfshirja e rastit të Dakës në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit ishte i pritshëm edhe nga organizatat joqeveritare.

“Kjo paraqet edhe një pasiguri juridike kur një kryesues i një komisionit të pavarur shkarkohet para përfundimit të mandatit. Kjo është një praktikë e rrezikshme për arsye se kjo mund të përdoret në të ardhmen nga një president i ardhshëm kur për X arsye nuk pajtohet me veprimet e kryesuesit të KQZ-së mund ta shkarkojë. Kështu që besoj se tani nga reagimi i DASH institucionet duhet të kenë kujdes me rastin e veprimeve të tilla”, tha Yll Zekaj, menaxher i programit në Institutin e Kosovës për Drejtësi.

Edhe nga Lëvizja Fol thonë se institucionet duhet të jenë më të kujdesshme në ndjekjen e procedurave për përzgjedhje e shkarkime.

“Mësimi kryesor që duhet ta merr Qeveria është ndjekja e procedurave për zgjedhje nëpër institucione të ndryshme të pavarura pra duhet me kuptu shteti që shpeshherë qëllimi edhe nëse është i mirë nuk mjafton. Është shumë e rëndësishme që procedura dhe rruga ligjore të ndjeket”, tha Erblin Hoxha,  Koordinator i Projekteve në Lëvizjen FOL.

Daka ishte shkarkuar me arsyetimin se kishte shkelur integritetin dhe pavarësinë e KQZ-së. Ajo ishte ankuar në Avokatin e Popullit por ky institucion ia kishte hedhur poshtë ankesën me arsyetimin se nuk i kishte shterur paraprakisht të gjitha mjetet juridike. Televizioni i ka dërguar pyetje Ombudspersonit por ata nuk kanë komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Raporti i gazetarit Gojart Jashari.

 

 

Tags: DASHRaporti per KosovenShkarkimi i Valdete Dakes
ShareTweet

Postime të ngjashme

​26 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

​26 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Kurti: Vrasja e ushtarëve shqiptarë në Armatën Jugosllave – një kapitull i veçantë i krimeve nga Serbia

Kurti: Vrasja e ushtarëve shqiptarë në Armatën Jugosllave – një kapitull i veçantë i krimeve nga Serbia

KDI: Mbyllja e seancës nga kryesuesi, shkelje e rregullores dhe praktikës parlamentare

Tentimi i 15-të për konstituimin e Kuvendit

Mot i vranët dhe me riga shiu

Gjatë ditës në disa zona riga shiu

​26 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

​26 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Kurti: Vrasja e ushtarëve shqiptarë në Armatën Jugosllave – një kapitull i veçantë i krimeve nga Serbia

Kurti: Vrasja e ushtarëve shqiptarë në Armatën Jugosllave – një kapitull i veçantë i krimeve nga Serbia

Nis procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare, rezultatet e para

​Numërohen mbi 93% e kutive në Shqipëri, këto janë rezultatet

KDI: Mbyllja e seancës nga kryesuesi, shkelje e rregullores dhe praktikës parlamentare

Tentimi i 15-të për konstituimin e Kuvendit

Mot i vranët dhe me riga shiu

Gjatë ditës në disa zona riga shiu

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X