TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dega e VV-së në Lipjan kërkon dorëheqjen e Ahmetit

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Dega e VV-së në Lipjan kërkon dorëheqjen e Ahmetit

Në një konferencë për media të martën Alban Salihu nga VV, ka thënë se Ahmeti duhet të jap dorëheqje.

“Me ditën e djeshme kanë rënë maskat, fytyra e vërtetë e Imri Ahmetit, si një përfitues personal përmes personave të tretë doli në sipërfaqe. Ne ftojmë Prokurorinë t’i zgjerojë hetimet, kurse policinë e krimeve ekonomike ftojmë të hetojë edhe shumë kontrata tjera po kaq abuzive, nëse jo më shumë sesa rasti i Stadiumit të Magures. Kryetari Ahmeti nuk mund të struket e as të kamuflojë skandalin e keqpërdorimit të qindra mijëra eurove. Ky rast duhet të shërbej si momenti kur filloj të dalin keqpërdorimit tjera të tij. Përkundër diktatit që ushtron Imri Ahmeti ndaj zyrtareve komunal”,  tha Salihu.

Ai ka akuzuar kryetarin e Lipjanit se po kontrollon tenderët në këtë komunë për përfitime.

“Kurdisja e tenderëve e abuzimi i tyre është tashmë një fakt i pamohueshëm në Komunën e Lipjanit, dhe asnjë nga këto veprime të dëmshme për interesin e qytetarëve nuk mund të mendohet pa ideatorin kryesor të tyre, që është kryetari i Komunës, Imri Ahmeti. Nuk është hera parë që zyrtarët e Komunës së Lipjanit vihen para drejtësisë për akte të tilla abuzive me detyrë. Fatkeqësisht qytetarët e kësaj komune, janë ata të cilët dëmtohen më së shumti nga këto shpërdorime e ky keqmenaxhim masiv. Ata shohin përditë pasurimin e shpejtë e jetën luksoze të shumë prej zyrtarëve të Komunës së Lipjanit që është në shpërputhje të plotë me pagat që i marrin. Disa prej zyrtarëve të arrestuar dje, përveç që operojnë ngushtë me Imri Ahmetin janë të njohur për jetën luksoze që bëjnë e pasurinë e majme që kanë krijuar, e kjo nuk mund të kishte epilog tjetër e as sqarim përveç se kësaj që ndodhi dje”, theksoi Salihu.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar dje se nëntë zyrtarë komunalë të Lipjanit janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të mashtrimit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtar, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik në fshatin Magure Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani.

Po ashtu, gjatë këtij aksioni është ndaluar edhe një (1) person, përgjegjës i Kompanisë në fjalë. Ndërkaq, personat e lartcekur me këto veprime dyshohet se i kanë shkaktuar dëme buxhetit komunal në vlerë rreth treqind mijë (300.00) euro”, thuhet në komunikatë.

Të martën Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente, ndaj 9 personave për shkak të veprave penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’ dhe ‘Mashtrimi’, sipas KPRK-së.

Dorëheqjen e Ahmetit e ka kërkaur edhe Partia Demokratike e Kosovës në Lipjan./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një person i dyshuar për mashtrim me viza pune në Gjermani, u mori nga 1,200 euro tre personave

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një të miture në Fushë-Kosovës

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kuvendi sot diskuton për raportin e Komisionit Evropian

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot me shi

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një person i dyshuar për mashtrim me viza pune në Gjermani, u mori nga 1,200 euro tre personave

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një të miture në Fushë-Kosovës

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kuvendi sot diskuton për raportin e Komisionit Evropian

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot me shi

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

“Info Nata”- 10.11.2026

“Info Nata”- 10.11.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën