DASH mirëpret Merdiana Lecin, si oficerja e parë ndërlidhëse e Kosovës në SHBA

Merdiana Leci, është kosovarja e cila do të shërbejë në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ajo do të jetë e para që do ta ushtrojë funksionin e diplomates ndërlidhëse në këtë institucion.

Departamenti Amerikan i Shtetit përmes llogarisë zyrtare në Twitter shkruan se ka mirëpritur oficeren Leci.

DASH këtë e ka quajtur marrëveshje historike, e cila theksohet se do ta forcojë më tej bashkëpunimin me Kosovën.

Sot Departamenti amerikan i Shtetit ka mirëpritur Merdiana Lecin, si oficerja e parë ndërlidhëse diplomatike e Kosovës me@StateDept. Kjo marrëveshje historike do të forcojë më tej mirëkuptimin dhe bashkëpunimin ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Kosovës dhe partnerëve në prioritetet e përbashkëta të politikës së jashtme”, thuhet në fund.