tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Cilat janë propozimet e planit franko-gjerman sipas mediumit serb

tëvë1 nga tëvë1
22/01/2023
A A
Viti 2023, mundësi për arritjen e marrëveshjes finale Kosovë – Serbi
Share on FacebookShare on Twitter

“Danasi” thotë se propozimin e ka siguruar nëpërmjet kanaleve diplomatike, ndërsa në nenin 4 të propozimit thuhet: “Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

Në total “Danas” thotë se janë dhjetë nene në propozimin evropian.

Sipas gazetës serbe, Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk përmendet konkretisht në këtë dokument. Porse në nenin 10 thuhet se “të gjitha palët konfirmojnë detyrimet për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme”.

Të premten në Kosovë qëndruan emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe këshilltarët për politikë të jashtme të Gjermanisë, Francës e Italisë.

Po ashtu ata vizituan më pas edhe Serbinë.

Lajçak pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tha se kanë pritur më shumë mirëkuptim për propozimin.

“Ne kemi pritur kuptim më të mirë të mundësive që ky propozim i ofron. Shpresoj të mbërrijmë atje, tek mirëkuptimi i plotë si dhe shfrytëzimi i plotë i potencialit që ka ky propozim. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë”, ka thënë ai.

E presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas vizitës së emisarëve, tha se është përballur me “problemet dhe sfidat që do të viheshin para Serbisë nëse nuk pajtoheshin me planin e propozuar”.

Ai paralajmëroi “ditë të vështira për Serbinë”.

Propozimi evropian i siguruar nga “Danas”:

Neni 1

Palët do të zhvillojnë marrëdhënie të ndërsjella normale, të fqinjësisë së mirë, mbi bazën e të drejtës së barabartë.

Dyja palët do të njohin reciprokisht dokumentet përkatëse dhe simbolet kombëtare, duke përfshirë këtu pasaporta, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.

Neni 2

Dy dyja palët do të udhëhiqen nga qëllimi dhe parimet e përcaktuara me Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato për të drejtat e shteteve sovrane, respektimin e pavarësive të tyre, autonomisë dhe integritetit territorial, të drejtën për vetëvendosje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin.

Neni 3

Në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, palët do të zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet mes tyre vetëm me mjete paqësore dhe do të frenohen nga përdorimi i kërcënimeve apo i forcës.

Neni 4

Palët nisen nga supozimi se asnjëra prej tyre nuk mund ta përfaqësojë palën tjetër në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj. Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Neni 5

Të dyja palët do të mbështesin aspiratat e tyre për t’u bërë anëtare të Bashkimit Evropian.

Neni 6

Ndërsa kjo marrëveshje bazë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt normalizimit, të dyja palët do të vazhdojnë procesin e dialogut të cilin e udhëheq me një vrull të ri BE-ja, duke çuar në një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme për normalizim të marrëdhënieve.

Palët dakordohen që në të ardhmen do të thellojnë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, të trafikut, marrëdhënieve në drejtësi dhe zbatim të ligjit, postë e telekomunikacion, shëndetësi, kulturë, fe, sport, mbrojtje të mjedisit dhe për persona të pagjetur, e fusha të tjera në mënyrë të ngjashme, përmes arritjes së marrëveshjeve konkrete.

Neni 7

Të dyja palët avokojnë për arritjen e marrëveshjeve konkrete, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe përdorimin e përvojave ekzistuese evropiane, që të sigurohet një nivel i duhur i vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësi të ofrimit të shërbimeve në Kosovë, në disa fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet direkte të komunikimit mes komunitetit serb dhe Qeverisë së Serbisë.

Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të sigurojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare e kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.

Neni 8

Palët do të shkëmbejnë misione të përhershme. Ato do të vendosen në selitë e qeverive përkatëse.

Çështjet praktike lidhur me vendosjen e misioneve do të trajtohem veçmas.

Neni 9

Nga të dyja palët është vu në dukje përkushtimi i BE-së dhe donatorëve të tjerë për të krijuar një paketë të veçantë të ndihmës financiare për projekte të përbashkëta të palëve për zhvillim ekonomik, të lidhjes, tranzicionit të gjelbër dhe fusha të tjera me rëndësi.

Neni 10

Palët do të krijojnë komisione të përbashkëta, të cilat do të kryesohen nga BE-ja, të cilat do të monitorojnë zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Të dyja palët konfirmojnë detyrimet e tyre për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme.

Të ngjashëm

Zëvendësambasadori Holandez viziton Doganën e Kosovës
LAJMET

Zëvendësambasadori Holandez viziton Doganën e Kosovës

08/02/2023
U akuzua se mori 50 mijë euro nga Qeveria e Kosovës për 5 poezi, aktori Veseli: Do t’i bëj 5 filma
LAJMET

U akuzua se mori 50 mijë euro nga Qeveria e Kosovës për 5 poezi, aktori Veseli: Do t’i bëj 5 filma

08/02/2023
Ekspertët britanikë rekomandojnë Gazmend Hoxhën për drejtor të Policisë, raporti i dorëzohet institucioneve
LAJMET

Ekspertët britanikë rekomandojnë Gazmend Hoxhën për drejtor të Policisë, raporti i dorëzohet institucioneve

08/02/2023
Ambasada e SHBA-së i përgjigjet presidentes Osmani për uljen e flamurit në gjysmështizë
LAJMET

Ambasada e SHBA-së i përgjigjet presidentes Osmani për uljen e flamurit në gjysmështizë

08/02/2023
Arrestohet 37-vjeçari për dhunë në familje në Kaçanik
LAJMET

Arrestohet 37-vjeçari për dhunë në familje në Kaçanik

08/02/2023
Komiteti për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian diskuton për Kosovën
LAJMET

Komiteti për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian diskuton për Kosovën

08/02/2023
Zëvendësambasadori Holandez viziton Doganën e Kosovës

Zëvendësambasadori Holandez viziton Doganën e Kosovës

08/02/2023
0

Zëvendësambasadori i Holandës, Ronald Goldberg si dhe përfaqësuesi regjional për ekonomi dhe tregti në Ambasadën Holandeze në Maqedoninë veriore, Ivan...

U akuzua se mori 50 mijë euro nga Qeveria e Kosovës për 5 poezi, aktori Veseli: Do t’i bëj 5 filma

U akuzua se mori 50 mijë euro nga Qeveria e Kosovës për 5 poezi, aktori Veseli: Do t’i bëj 5 filma

08/02/2023
0

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi po pretendon se Fondi 1.3 milionë eurosh i ndarë për Luginën e Preshevës...

Orari i Final 8

Orari i Final 8

08/02/2023
0

Në Rahovec nga 15 deri më 19 shkurt do të jetë festivali i basketbollit për Final 8 Kupën e Kosovës...

Presidenti i Konfederatës së Punës: Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes të ndryshohet

Presidenti i Konfederatës së Punës: Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes të ndryshohet

08/02/2023
0

Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Rezistencës (PKRR) duhet të ndryshohet, tha të mërkurën presidenti i Konfederatës së Punës të Podkrepës,...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.