Për këtë ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku tha se nuk duhet ngutur sepse sipas tij, synim kryesor i Ministrisë që ai udhëheq është përfundimi i stadiumeve ekzistuese.
“Në lidhje me stadiumin nacional fillimisht qasja jonë është kjo, plani pesë vjeçar për ta konsoliduar çështjen e infrastrukturës së futbollit në Kosovë. Synim kryesor e ka përfundimin e stadiumeve ekzistuese. Pra e përfundojmë Gjilanin e përfundojmë Mitrovicën shkojmë në renovim të tërësishëm në stadiumin e Pejes, Gjakova vazhdon sepse janë duke u zhvilluar punimet, Ferizaji fillon nga e para sepse nuk ka fare stadium pastaj kemi të kategorisë së dytë dhe më të vogla. Ne nuk jemi kundër stadiumit nacional ne jemi kundër një lloj ngutie për ta ndërtuar atë lloj stadiumi që kushton shumë”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit”. teve1.info./