TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

“BRUKSELI PO PRET QË PRISHTINA TË DALË ME PROPOZIME PËR ASOCIACIONIN”

nga tëvë1
17 Mars, 2022
0
A A
“BRUKSELI PO PRET QË PRISHTINA TË DALË ME PROPOZIME PËR ASOCIACIONIN”

Brukseli kërkon një kompromis nga Prishtina e Beogradi, që të normalizohen marrëdhëniet mes dyja palëve.

Megjithatë këtë vit akoma nuk është zhvilluar një takim i nivelit të lartë mes dyja delegacioneve.

Për më tepër Bashkimi Evropian ende nuk e ka një datë se kur palët do të ulen në tavolinën e bisedimeve.

Në një përgjigje për Tëvë1, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano thotë se takimi i radhës do të mbahet kur të krijohen kushtet e përshtatshme, duke mos përmendur se cilat tema do të diskutohen.

Profesori nga Oxford University, Richard Caplan, thotë se Brukseli po pret që në këtë fazë Prishtina të dalë me propozime për asociacionin.

“Një nga pengesat në dialog është refuzimi i Prishtinës për të mbështetur Asociacionin e Komunave Serbe. Brukseli dëshiron që Prishtina të dalë me propozime për Asociacionin. Megjithatë palët ende duken larg marrëveshjes finale”, tha Caplan.

Sipas Caplan, Serbia ka bërë progres të madh sa i përket anëtarësimit në Bashkimin Evropian,  por e gjitha kjo do të varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

“Serbia ka bërë një hap më pranë anëtarësimit në BE me hapjen e bisedimeve për politikat mjedisore. Megjithatë, BE-ja e ka bërë të qartë se përparimi drejt anëtarësimit në BE ende varet nga normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën. BE-ja është e shqetësuar për ndikimin e ngjarjeve në Ukrainë për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht ndikimin ekonomik dhe po merr disa masa për të ofruar ndihmë për rajonin”, shtoi ai.

Për më shumë 10 vjet dialog, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar së paku 33 marrëveshje, për të cilat të dyja palët akuzojnë njëra tjetrën për moszbatim.

Tags: Dialogu i BrukselitMarreveshja finaleprishtina
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dështon përpjekja e 15-të e konstituimit të Kuvendit

Dështon përpjekja e 15-të e konstituimit të Kuvendit

Live – Nis seanca konstituive e Kuvendit

Live – Nis seanca konstituive e Kuvendit

Limaj thotë se u linçua për qëndrimin se për tema nacionale duhet të ketë bisedime me të gjithë

Limaj thotë se u linçua për qëndrimin se për tema nacionale duhet të ketë bisedime me të gjithë

Haradinaj flet për pritjet nga takimi me Osmanin

Trump mbërrin në Arabinë Saudite

Trump mbërrin në Arabinë Saudite

Haradinaj flet për pritjet nga takimi me Osmanin

Haradinaj flet për pritjet nga takimi me Osmanin

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Prizren, policia po heton rastin

Speciale – Kuvendi tenton për të 15-tën herë konstituimin

Speciale – Kuvendi tenton për të 15-tën herë konstituimin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X