Ajo në Facebook i ka thënë Muratit të mos thotë të pavërteta, pasi sipas saj, bizneseve as nuk i është rritur tatimi e as nuk nuk përfitojnë nga pezullimi i vlerësimit.
Teksa ka thënë se qe dy vite Murati nuk e ka marrë as edhe një avancim për përmirësim të politikave fiskale.
“Hekuran Murati i cili thotë se i ka shpërndarë 800 milionë euro ndihma qytetarëve dhe bizneseve, që dy vite, e i cili nuk e ka guximin ta publikoj asnjë listë të top 50-përfituesëve, të “200 masave të tij”, sot paska rënditur një mal me të pavërteta për konferencën e LDK-së.Minister, mos thuaj të pavërteta!Bizneseve as nuk ju ke rritë tatimin e as nuk përfitojnë nga pezullimi i vlerësimit.Minister, që dy vite as edhe një vendim të vetëm nuk e ke marrë për avancim dhe përmirësim të politikave fiskale, thjeshtë po bën punën e një kontibilisti, po të pëlqen të kesh bilanc pozitiv, po i varfëron qytetarët përmes tatimeve dhe mandej po bën sikur po i shpërblen ata me nga 50 e 100 Euro”, ka thënë ai.
Tutje ajo tha se ministri Murati, është shumë injorant e që nuk e ka as idenë se çka po bën Ministria të cilën ai e drejton. Teksa kërkoi nga Murati të pezullojë vlerësimin dhe të mos thotë sipas saj, të pavërteta.
“Për konferencën e LDK-së dhe propozimet tona paske thënë shumë të pavërteta. Krejt gabimisht propozimet tona i ke lidhë me përfitime të biznesëve.Minister, je gabim dhe me vjen keq që je kaq injorant, e as idenë me të vogël nuk ke se çka bën ministria juaj. Këtu po t’i publikoj dëshmitë që Departamenti i Tatimit në Pronë, MFPT, në vlerësimin e fundit nuk i ka prekë fare bizneset, sepse ka qënë vlerësim për pronat rezidenciale. Bizneseve as nuk u është rritë tatimi e as nuk do të përfitojnë nga pezullimi i vlerësimit.Pezulloje vlerësimin ashtu siç ta kemi kërkuar e mos thuaj të pavërteta”, tha ajo./teve1.info./
Murati: Kushdo që ka hallin e qytetarëve, e mbështetë propozimin tim për tatimin në pronë