Policia rastin e ka cilësuar si “Dhunim”, raporton teve1.info
Në raport thuhet se vajza është dërguar në strehimore ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“DHUNIPrishtinë 12.09.2022 – 19:00. Ankuesi mashkull ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, dyshon se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij viktimën femër. Viktima është dërguar në strehimore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.