Ndaj ish-drejtori i Departamentit për Operativë Siguri dhe Transport të të Burgosurve në SHKK, Burim Buleshkaj, dhe ish-drejtori në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Destan Zogaj, tanimë është iniciuar procedurë disiplinore për shkelje të rëndë për veprimet dhe mosveprimet në vitin 2016.
Avokati i familjes Dehari, pretendon se të njëjtit ndikuan në manipulim provash.
Përpos tyre, Gashi thotë se së shpejti pritet edhe pezullimi i një zyrtari tjetër.
Në raportin e fundit të Institutit Zviceran, thuhet se në ADN-në e gjetur nuk është konstatuar ndonjë ADN tjetër përpos të Astrit Deharit, derisa nga objektet në qeli nuk ka pasur shenja gishtërinjsh që do të mund të përdoreshin.
Astrit Dehari u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren më 5 nëntor të vitit 2016, ku po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se kishte kryer sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
Kronika e gazetares Florijeta Dernjani.