Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë i ka gjetur dhe konfiskuar në Prizren 35 kilogramë suxhuk pa deklaracion dhe të prodhuar në objekt pa licencë, raporton teve1.info
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, i cili tha s kjo ka ndodh gjatë një kontrolli të inspektorëve në këtë qytet.
“Sasia totale e produkteve të ndaluara sot në aksionin e zhvilluar është 35kg suxhuk pa dekleracion, prodhuar në objekt të pa licencuar. Aksioni u realizua përmes 8 grupeve inspektuese, ku ne secilin grup, pjesëmarrës ishte nga dy inspektorë”, ka deklaruar Thaçi.
Zëdhënësi i AUV-it ka bërë të ditur se aksionet për kontroll do të vazhdojnë në të gjithë Kosovën, për të larguar nga tregu produktet të cilat nuk i përmbushin kriteret ligjore për tregtim.
Sipas tij, AUV do të vendos rregull për të gjithë tregtimin e mishit në vend. Kushdo qe nuk i plotëson kushtet ligjore, produktet do t’i konfiskohen, mishtoret do të mbyllen dhe do të iniciohet procedura në gjykatë.