Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Mitrovicë, nën dyshimin se dhunoi një vajzë.
Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se viktima ka raportuar që rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 23:00.
“Mitrovicë 30.01.2023-23:00. Me datë 01.02.2023. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.