Sipas njoftimit të Policisë, tek i dyshuari ka gjetur dhe si prova materiale më pas ka konfiskuar një armë të zjarrit pa fishekë.
“Sot, rreth orës 15:30, hetuesit e policisë të stacionit në Ferizaj, në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore të Gjilanit, kanë kryer një bastisje në fshatin Talinovc i Muhaxherëve në Ferizaj. Policia tek i dyshuari, personi me inicialet R.M ( M/K) i moshës 16 vjeçar ka gjetur dhe si prova materiale më pas ka konfiskuar një armë të zjarrit ( gjysmë automatike) pa fishkë”, thuhet në njoftim.
Nga PK-ja kanë bërë të ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. /teve1.info/