Arifi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ka cituar nenin e 9, ku thotë se vlera monetare e koeficientit përcaktohet me ligjin vjetor të buxhetit, e që sipas tij, kjo i bie që mundet të lëvizet në paga.
E për këtë ai thotë se Projektligji për Paga është lajm i mirë, por jo serioz.
“Nëse neni nëntë i Projektligjit thotë po e citojë ‘vlera monetare e koeficientit përcaktohet me ligjin vjetor të buxhetit’, çka i bie kjo që mundet me lëviz d.m.th, ‘sot ta bëjë 100 euro’, ‘pasnesër ta bëjë 80 euro’ ose nëse ka lek ‘ta bëjë 200 euro’. Kjo nuk është serioze. Projektligji është lajm i mirë, por është joserioz nëse i shohim këto gjëra”, ka deklaruar Arifi. /teve1.info/