Në emisionin “ Herët” do të ketë piktura të artistëve të ndryshëm.
Ankandi do të jetë pjesë e Tëvë1, ku aty do shfaqet një pikturë me një çmim startues, piktura do të qëndroj në ankand për një muaj. Parat e mbledhura nga shitja e ankandit do të shkojnë për kauza të ndryshme, deri sa të formohet fondacioni i Tëvë1.
Për të gjithë ata që duan të marrin pjesë në ankand, mund të kontaktojnë në këtë email: [email protected]
Për herë të parë në emision në ankand do të jetë piktura e piktores së njohur, Arbnore Zogiani, me emrin “Sahara”. Çmimi startues i pikturës do të jetë 350 euro.