Facebook Twitter Instagram YouTube
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    • LAJMET
    • RAJONI & BOTA
    • OPINIONE
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    LIVE
    Lajmi i fundit:
    • Prokuroria deklarohet rreth plagosjes së dyfishtë në Fushë Kosovë
    • PDK akuzon Imri Ahmetin për punësime partiake
    • Të plagosurat në Fushë-Kosovë janë nënë e bijë, nga QKUK flasin për gjendjen e tyre
    • Brighton nuk pranon ofertën, Caicedo dëshiron me çdo kusht kalimin tek Arsenali
    • Faqja e internetit ofron 1,000 dollarë për një çift që dëshiron të ndërtojë mobile IKEA
    • Tesla konfirmon se “platforma e automjeteve të gjeneratës së ardhshme” është në zhvillim e sipër
    • Së shpejti në treg edhe telefoni i mençur Coca-Cola
    • Twitter thotë se përdoruesit do të mund të apelojnë pezullimin e llogarisë
    • A i njihni ushqimet më të dëmshme? Ndiqini këtu
    • Rrudhat e syve – Si t’i largoni me metoda natyrale
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    Home » Analistët kërkojnë që të publikohet vlera e koeficientit për pagën
    LAJMET 25/01/2023

    Analistët kërkojnë që të publikohet vlera e koeficientit për pagën

    Ligji i ri i pagave në Kosovë, i miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, nuk e ka përfshirë vlerën e koeficientit, e cila përcakton një tavan deri ku mund të paguhet një punonjës i shtetit.
    Facebook Twitter Email

    E për këtë, Profesori universitar, Ujkan Bajra, vlerësoi se Ligji për pagën minimale po tentohet të hidhet poshtë.

    Gjatë diskutimit për këtë temë, Bajra përmendi edhe ligjin për paga gjatë vitit 2009, e që sipas tij, nuk është zbatuar asnjëherë.

    “Që nga viti 2009, Kosova e ka pasur Ligjin për paga, por nuk është zbatuar asnjëherë.  E tani ligji aktual e ka shfuqizuar edhe atë ligj. Pra, nëse qëllimi nuk është për dështuar ky ligj, atëherë vlera e koeficientit është dashur të jetë publik. Mirëpo, unë dyshoj që pas gjithë kësaj fshihet diçka. Mendoj që qëllimi është që të hidhet poshtë ky ligj”, deklaroi Bajra në emisionin “Këndi i Debatit”.

    I pyetur se cili mund të jetë interesi i këtij dështimi, Bajra tha se në bazë të trendit, nuk ka në horizont diçka që po duket më ndryshe.

    Ndërkaq, sipas ekonomistit Erton Bega, vlera e koeficientit assesi nuk duhet të jetë nën 132 euro, derisa shtoi se në qoftë se do jetë më i ulët, do jetë i dëmshëm dhe do krijohen provokime sindikale.

    “Pas publikimit të koeficientit ishte një paralajmërim që vlera e tij do ishte një surprizë e hidhur. Unë konstatoj që çfarëdo koeficienti i cili do mund të ishte nën vlerën 132 euro për tu përputhur me nismën ligjore për përcaktimin e pagës minimale, është i dëmshëm, joreal dhe do të provokojë veprime sindikale të cilat nuk janë të mirëseardhura. Në këtë mënyrë do pengohet veprimtaria normale e familjeve. Prandaj, uroj që të mos jetë nën 132 euro”, u shpreh tutje Bega në Tëvë1.

    Prandaj sipas Begës, në kushte normale koeficienti do duhej të ishte minimalisht i barabartë me pagën minimale./teve1.info/.

    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp
    Artikujt e fundit

    Prokuroria deklarohet rreth plagosjes së dyfishtë në Fushë Kosovë

    28/01/2023

    PDK akuzon Imri Ahmetin për punësime partiake

    28/01/2023

    Të plagosurat në Fushë-Kosovë janë nënë e bijë, nga QKUK flasin për gjendjen e tyre

    28/01/2023

    Dy gra plagosen me armë zjarri nga një burrë në  Fushë- Kosovë

    28/01/2023

    Katër raste të reja me Covid-19

    28/01/2023

    LDK-ja për propozimin e Muratit për falje të 100 eurove: Amatorizëm politik

    28/01/2023

    Rama për raportet Kosovë-Serbi: Ngadalë, por në drejtimin e duhur

    28/01/2023

    Ky portal mirëmbahet nga televizioni "Tëvë1". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Tëvë1". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.


    Facebook Twitter Instagram YouTube
    Kontakt:
    Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
    Email: [email protected]
    Tel: +383 48 44 77 00
    © 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
    • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    • FUN

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.