Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se aktet e frikësimit janë shumë shqetësuese, raporton teve1.info
Sipas tij, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është rruga e vetme para.
“Aktet e frikësimit janë shumë shqetësuese. Dialogu është rruga para”, ka shkruar ambasadori francez.
The acts of intimidation are very concerning. Dialogue is the way forward. https://t.co/zDrl9qGvY4
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) December 7, 2022
Ndryshe, disa persona të martën në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar edhe incidente.
Policia e Kosovës tha se “persona, grupe dhe të dyshuar të maskuar dëmtuan zyrat e komisioneve komunale zgjedhore në veri të Kosovës”, duke përdorur “mjete të rrezikshme, përfshirë granata dore të prodhimit jugosllav”./teve1.info