TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Aliu: Me shpronësim të pronave është zhbllokuar terminali doganor në Han të Elezit

nga tëvë1
10 Mars, 2022
0
A A
Aliu: Me shpronësim të pronave është zhbllokuar terminali doganor në Han të Elezit

Liburn Aliu

Madje, ministri Aliu ka akuzuar kompaninë private për vënie pengesash në prona private e në ato të menaxhuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit(AKP).

Ministri Aliu theksoi se pengesat kanë qenë që nga 1 nëntori i vitit të kaluar, ku të gjithë transportuesit e mallrave kanë qenë të obliguar të kalojnë në rrugën që është gjobitur, duke iu kërkuar 40 euro për të hyrë në terminalin privat si mundësi e vetme për zhdoganim mallrash.

“Më 1 nëntor kemi marrë një ankesë nga agjendët doganorë lidhur me bllokimin e terminalit në Hanin e Elezit dhe kështu që transportuesit e mallrave kanë qenë të obliguar të kalojnë nëpër rrugën dhe janë gjobitur ku është kërkuar nga transportuesit të paguajnë 40 euro për t’u futur në terminalin privat atje. Dhe kjo ka qenë mundësia e vetme e tyre për me bërë zhdoganimin e mallrave respektivisht për me kaluar në atë terminal. Kështu nëse ata do të donin që të bënin zhdoganim në një terminal tjetër që kanë të drejt kudo në Kosovë, ata do ta paguanin vetëm atë 40 euro dhe kudo që shkojnë diku tjetër duhet të paguanin prapë një 40 euro tjetër. Ky bllokim i tillë ka krijuar një situatë ta pavolitshme për transportuesit e mallrave. Ka krijuar një precedan të keq ku një operator privat të bllokojë rrugën dhe detyron operatorët respektivisht transportuesit e mallrave të kalojnë domodoshmërisht nga një terminal i caktuar”, theksoi Aliu.

Ministri Aliu ka shtuar se me marrëveshje, pronari i pronave të privatizuara s’ka pasur të drejtë të bllokonte rrugën.

Ai deklaroi se AKP-ja ka hasur në pengesa në tri prona për t’i hequr bllokadat, për të cilat prona gjykata ka vendosur që t’i japë të drejtë operatorit privat, ta bllokojë pronën e AKP-së.
Këtë vendim të gjykatës, ministri Aliu e ka quajtur të çuditshëm.

“Kemi kërkuar nga AKP të bëjë menjëherë zhbllokimin e kësaj rruge, dhe kështu ky institucion pas kërkesës tonë ka filluar me bërë zhbllokimin, ku ndërkohë kanë hasur në një problem ku tri nga ato parcela të cilat janë nën menaxhim të AKP-së për to ka një vendim gjykate, ku gjykata i jep të drejt operatorit privat që ta bllokoj pronën e AKP-së. Ky ka qenë një vendim i çuditshëm i gjykatës për shkak se në këtë proces fare nuk ka qenë e përfshirë as AKP-ja… Kësisoj janë marrë vendimet e para për zhbllokim dhe përfundimisht ne kemi marrë vendim që përpos zhbllokimit të rrugës që ndodhi javën që shkoj, dje qeveria në mbledhjen e qeverisë kemi marrë vendim që të bëjmë shpronësimin e pronave të cilat janë aktualisht nën menaxhim të AKP-së. Kështu është e drejta ligjore që qeveria t’i shpronësojë drejtpërdrejt dhe t’i kthej në pronësi të shtetit dhe rrjedhimisht të eliminojmë çfarë do lloj mundësie për një bllokim të tillë”, theksoi ai.

Në këtë konferencë për media, ministri Aliu theksoi se sa i përket reshjeve të borës gjatë ditës së sotme, ministria të cilën e drejton ai, është e mobilizuar gjatë gjithë kohës me të gjithë operatorët ekonomik në terren për pastrimin e rrugëve. Kështu ai tha se të gjitha rrugët janë të kalueshme. /KSP/

Tags: Hani i ElezitLiburn Aliuterminali doganor
ShareTweet

Postime të ngjashme

​26 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

​26 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Kurti: Vrasja e ushtarëve shqiptarë në Armatën Jugosllave – një kapitull i veçantë i krimeve nga Serbia

Kurti: Vrasja e ushtarëve shqiptarë në Armatën Jugosllave – një kapitull i veçantë i krimeve nga Serbia

KDI: Mbyllja e seancës nga kryesuesi, shkelje e rregullores dhe praktikës parlamentare

Tentimi i 15-të për konstituimin e Kuvendit

Mot i vranët dhe me riga shiu

Gjatë ditës në disa zona riga shiu

​Nëntë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA

​Nëntë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA

​26 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

​26 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Kurti: Vrasja e ushtarëve shqiptarë në Armatën Jugosllave – një kapitull i veçantë i krimeve nga Serbia

Kurti: Vrasja e ushtarëve shqiptarë në Armatën Jugosllave – një kapitull i veçantë i krimeve nga Serbia

Nis procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare, rezultatet e para

​Numërohen mbi 93% e kutive në Shqipëri, këto janë rezultatet

KDI: Mbyllja e seancës nga kryesuesi, shkelje e rregullores dhe praktikës parlamentare

Tentimi i 15-të për konstituimin e Kuvendit

Mot i vranët dhe me riga shiu

Gjatë ditës në disa zona riga shiu

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X