TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Alex Whiting zëvendëson Jack Smith si UD i Prokurorit të Speciales

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Alex Whiting zëvendëson Jack Smith si UD i Prokurorit të Speciales

Ky i fundit dha dorëheqje më 18 nëntor pasi në po këtë ditë u emërua në SHBA si prokuror i posaçëm për hetimet penale për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në resortin Mar-a-Lago nga ana e ish-presidentit Donald Trump dhe mbi rolin e tij në trazirat e 6 janarit 2021, në Kongresin Amerikan.

“Z. Whiting do të ushtrojë funksionet e Ushtruesit të Detyrës të Prokurorit të Specializuar deri në emërimin e një Prokurori të Specializuar të ri. Ai ka saktësisht të njëjtat kompetenca me ato të një Prokurori të Specializuar dhe nuk do të ketë ndërprerje të punës së ZPS-së në asnjë aspekt”, thuhet në njoftim.

Kush është Alex Whiting?

Alex Whiting, 58 vjeç, është prokuror me kombësi franko-amerikane me përvojë të gjerë në procedime penale në nivel vendor dhe ndërkombëtar. Ka punuar në ZPS që nga qershori i vitit 2019, fillimisht si Udhëheqës i Hetimeve, dhe duke filluar nga muaji gusht 2020 si Zëvendës Prokuror i Specializuar.

Whiting ka ardhur në ZPS nga Fakulteti Juridik i Harvardit, ku ka punuar si profesor i praktikës ligjore që nga viti 2013.

Midis vitit 2010 dhe 2013, Whiting ka qenë pjesë e Zyrës së Prokurorit në GJPN ku ka punuar fillimisht si Koordinator i Hetimeve, duke mbikëqyrur të gjitha hetimet, dhe pastaj si Koordinator i Procedimeve Penale, duke mbikëqyrur të gjitha ndjekjet penale.

Përpara se të bëhej pjesë e GJPN-së, Z. Whiting ka dhënë mësim për tre vite si ndihmës profesor juridik i praktikës në Fakultetin Juridik të Harvardit.

Midis vitit 2002 dhe 2007, Whiting ka punuar për Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ) ku ka qenë kryeprokurori i çështjes në gjykimin e Fatmir Limaj, Isak Musliu, dhe Haradin Bala, dhe kryeprokuror i çështjes në gjykimet e Milan Martiq dhe Dragomir Millosheviq.

Përpara se të bëhej pjesë e TPNJ-së, Whiting ka qenë prokuror federal në SHBA, fillimisht në Departamentin e Çështjeve Penale në Divizionin për të Drejtat Civile në Uashington DC dhe pastaj me

Zyrën e Prokurorit të SHBA-së në Boston, Massachusetts, ku është përqendruar në raste të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Whiting është i diplomuar nga Kolegji Yale dhe nga Fakulteti Juridik i Yale.

Smith largohet nga ZPS-ja dhe merr postin e Këshilltarit Special në Shtetet e Bashkuara për të mbikqyrur dy hetime penale në zhvillim, i emëruar në këtë post nga Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick B. Garland.

Smith është emëruar Prokuror i Specializuar në maj të vitit 2018 dhe ka marrë funksionet e tij në shtator 2018.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tre ndalime të punimeve pas inspektimeve në Gjakovë dhe Vushtrri

Tre ndalime të punimeve pas inspektimeve në Gjakovë dhe Vushtrri

Nagavci për Specialen: Duhet angazhim serioz juridik e diplomatik, jo vetëm ligje me procedura të përshpejtuara

Nagavci për Specialen: Duhet angazhim serioz juridik e diplomatik, jo vetëm ligje me procedura të përshpejtuara

Babai i Auron Ferizit kundërshton vendimin: Do ta vazhdoj betejën deri në Gjykatën Supreme

Babai i Auron Ferizit kundërshton vendimin: Do ta vazhdoj betejën deri në Gjykatën Supreme

Tragjedia në Viti në vitin 2025, Egzon Shallti dënohet me 25 vjet burgim

Tragjedia në Viti në vitin 2025, Egzon Shallti dënohet me 25 vjet burgim

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër arresti edhe ndaj Ministrit të Financave të Izraelit

Ministri izraelit kërcënon Egjiptin me humbjen e Sinait dhe kërkon aneksimin e territoreve në Liban

Protestuesit zhvendosen para Ministrisë së Arsimit

Protestuesit zhvendosen para Ministrisë së Arsimit

Liga e parë, xhiro e rregullt luhet të mërkurën

Liga e parë, xhiro e rregullt luhet të mërkurën

Tre ndalime të punimeve pas inspektimeve në Gjakovë dhe Vushtrri

Tre ndalime të punimeve pas inspektimeve në Gjakovë dhe Vushtrri

UNHCR: Më shumë se 250,000 të zhvendosur në Jemen që nga rifillimi i luftimeve

UNHCR: Më shumë se 250,000 të zhvendosur në Jemen që nga rifillimi i luftimeve

Nagavci për Specialen: Duhet angazhim serioz juridik e diplomatik, jo vetëm ligje me procedura të përshpejtuara

Nagavci për Specialen: Duhet angazhim serioz juridik e diplomatik, jo vetëm ligje me procedura të përshpejtuara

Hegseth zhvillon takim të paparalajmëruar me Netanyahun në Izrael, pak ditë para zgjedhjeve

Hegseth zhvillon takim të paparalajmëruar me Netanyahun në Izrael, pak ditë para zgjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën