Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se ajo është vendosur në Prishtinë dhe se AGK do të përkujdeset që ajo të vazhdojë punën e saj nga Kosova.
Sipas AGK-së, për shumë javë institucionet publike vendore dhe ndërkombëtare kanë bërë të gjitha përgatitjet për të pritur gazetarët nga Ukraina.
“Lyudmila Makey – gazetare nga Ukraina, është e para që ka mbërritur në Kosovë, sot në mesditë si pjesë e programit “Gazetarët në Rezidencë në Kosovë (Journalist in Residence in Kosovo)”. Ajo është detyruar të largohet Ukraina për shkak të luftës. Zonja Makey është vendosur në Prishtinë dhe AGK-ja do të përkujdeset që ajo të vazhdojë punën nga Kosova. Për javë të tëra, shumë institucione publike vendore dhe ndërkombëtare kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të pritur gazetarët nga Ukraina”, thuhet në postim.
Ndërkaq, Makey ka deklaruar se “sot është e rrezikshme që të jesh gazetare në Ukrainë duke përmendur faktin që forcat e okupatorit rus kanë vrarë 21 gazetarë në Ukrainë deri më tani”.