Yll Zekaj është angazhuar si avokat në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, me mbështetjen e dhënë të Misionit të OSBE-së në Kosovë, raporton teve1.info
Në njoftimin thuhet se për AGK-në, është tejet i rëndësishëm përfaqësimi dhe mbrojtja ligjore për gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët, dhe se kjo do të mundësohet me angazhimin e Zekajt.
“ Yll Zekaj – është angazhuar si Avokat në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, me mbështetjen e dhënë të OSCE Mission in Kosovo. Për AGK-në, është tejet i rëndësishëm përfaqësimi dhe mbrojtja ligjore për gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët, dhe kjo do të mundësohet me angazhimin e z. Zekaj. AGK-ja, ju inkurajon që t’i raportoni rastet kur pengoheni gjatë kryerjes së detyrës, ose jeni subjekt i sulmeve dhe kërcënimeve. Shqetësimet apo kërkesat për konsultime mund t’i adresoni në këtë e-mail: [email protected]”, thuhet në njoftim.