Lidhur me këtë çështje, kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka falënderuar kuvendarët për votimin e buxhetit dhe listën e pronave komunale.
Gjithashtu, Totaj u ofroi bashkëpunim të plotë me kabinetin e tij qeverisës.
”Është punuar me përkushtim të madh që buxheti t’i dërgohet me kohë Kuvendit Komunal dhe anëtarëve të tij. Janë respektuar të gjitha procedurat ligjore, ashtu siç kërkohen me ligje dhe udhëzime administrative”, thuhet në njoftim.
Për përgatitjen e buxhetit bëhet e ditur se janë mbajtur nëntë dëgjime buxhetore, një dëgjim buxhetor është mbajtur edhe nga Komiteti për Politikë dhe Financa.