Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Përmes një postimi në Twitter, ai u shpreh tendencat për të ndjellur frikë po vazhdojnë dhe se sipas tij, është thirrje e hapur për t’i luftuar institucionet e Kosovës.
“Tendencat për të ndjellur frikë vazhdojnë. Sot një tjetër oficer serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale, të cilat dogjën veturën e tij me targa legale RKS. Kjo është një thirrje e hapur për t’u luftuar institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në postim.
Tutje, ai ka kërkuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq që të mos i përkrah strukturat ilegale.
“I kërkojmë Vuciqit të ndalojë së përkrahuri veprimet e dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve besnikë të Republikës së Kosovës”, thuhet ndër tjerash në postim./teve1.info/