Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se me aprovimin e këtij vendimi do të mundësohet fillmi i procedurave për blerjen e objekteve në këto dy kryeqendra duke e forcuar prezencën diplomatike të Kosovës në Zagreb/Kroaci dhe Dakar/Senegal, raporton teve1.info
E ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz theksoi se brenda vitit fiskal 2022 do të sigurojnë mjetet e nevojshme buxhetore për mbulimin e shpenzimeve për blerjen e objekteve të ambasadave nga ministria e Punëve të Jashtme dhe Diaporës.
Ajo në mbledhjen e 109-të të Qeverisë së Kosovës, shpjegoi edhe pse kanë zgjedhur pikërisht Senegalin në vend të ambasadave të tjera, ministrja tha se buxheti i këtij viti e lejonte atë shumë dhe prandaj janë përcaktuar në Kroaci dhe në Senegal.
“Duke udhëhequr nga orientimi strategjik për konsolidimin e pozitës dhe prezencës së Republikës së Kosovës në botë dhe në mbështetjte të një strategjie gjithëpërfshirëse për reformimin, resktrukturimin dhe rritjen e nivelit të përfaqësimit të Kosovës përmes shërbimit të jashtëm të Republikës së Kosovës dhe bazuar në ligjin nr.08/L066 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022 si dhe letërgarancionit nr.02/2022 të datës 19.10.2022 nga ministria e Financave, Punës dhe Transfereve meqërast zotohet se brenda vitit fiskal 2022 do të sigurojmë mjetet e nevojshme buxhetore për mbulimin e shpenzimeve për blerje të objekteve të ambasadave nga ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporë”, tha Gërvalla-Schwarz.
Ajo tutje shpresoi që në vitin e ardhshëm do të vazhdojnë me blerjen e objekteve të ndryshme të ambasadave të Kosovës.
“Ndoshta një arsyetim i vogël pse kemi zgjedhur pikërisht Senegalin, lidhet me disa aspekte teknike, ne mund të kishim bërë edhe kërkesë edhe për ambasada të tjera të shumta mirëpo sipas fjalës popullore “shtrij këmbët sa e ke jorganin” edhe buxheti i këtij viti këtë shumë na lejonte”, deklaroi ministrja./teve1.info