Sipas informacionit të PK-së nuk ka pasur as sulme ndaj Policisë.
Policia ka mohuar se ka qenë e përfshirë në shkëmbim zjarri në Zubin Potok
“Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi, PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt”, thuhet në njoftim, raporton teve1.info.
Mediat serbe kanë shpërndarë një vide lokale në të cilën thuhet se ka pasur të shtëna me armë zjarrin në Zubin Potok.
Më herë u raportua se është sulmuar dhe edhe një ekip i KFOR-it në Zubin Potok por që deri tash nuk ka pasur ndonjë reagim nga KFOR-i