TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Mehaj në selinë e NATO-s prezantoi objektivat për zhvillimin e FSK-së

nga tëvë1
8 Shkurt, 2023
0
A A
Mehaj në selinë e NATO-s prezantoi objektivat për zhvillimin e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në NATO, Astrit Zemaj, ka realizuar disa takime të rëndësishme në selinë e NATO-s në Bruksel.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se Mehaj me zv.ndihmës Sekretaren e Përgjithshme për Operacionet të NATO-s, Burcu San, kanë diskutuar për tema të sigurisë dhe mundësitë e bashkëpunimit të Kosovës me NATO-n.

Kurse thuhet se në takimin qendror mes ministrit Mehaj dhe ambasadorit të vendeve të QUINT-it, është  diskutuar për sitiatën e sigurisë në botë dhe bashkëpunimin mes FSK-së e NATO-s.

“Takimi i dytë u realizua me ambasadorët e vendeve të Quint-it në NATO, ndërsa takimi qendror u realizua në sallën e konferencave të NATO-s, ku fillimisht, Ministri Mehaj prezantoi dhe informoi ambasadorët e vendeve të NATO-s,  për situatën e sigurisë në botë dhe impaktin në Ballkanin Perëndimor, pastaj për objektivat e tij për zhvillimin e Forcës, bashkëpunimin ndërkombëtar bilateral dhe multilateral, bashkëpunimin me NALT dhe KFOR, si dhe rrugën përpara në aspektin e bashkëpunimit me NATO-n. Më pas, ambasadorë nga vende të ndryshme në adresimet e tyre vlerësuan shumë lart procesin e zhvillimit të FSK-së, angazhimin e saj në operacione ndërkombëtare, përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes për bashkëpunimin rreth menaxhimit të situatës me refugjatët afganë, si dhe dedikimin e Kosovës për përpjekjen e përbashkët të aleatëve dhe partnerëve pas agresionit rus në Ukrainë”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se Mehaj dhe delegacioni nga Kosova zhvilloi takim edhe me zv. kryesuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Lance Landrum, me të cilin u bisedua rreth angazhimit të përbashkët dhe ruajtjes së paqes dhe rritjen e bashkëpunimit me NALT dhe KFOR.

“Në fund, Ministri Mehaj dhe delegacioni nga Kosova, zhvilloi një takim të frytshëm me zv. Kryesuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjenerallejtënant Lance Landrum, me të cilin ndanë vizionin për zhvillimin e FSK-së në përputhje me standardet e NATO-s, angazhimin e përbashkët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe rritjen e bashkëpunimit me NALT dhe KFOR. Në mes tjerash, me Gjeneral Landrum u diskutua për rëndësinë që ka pjesëmarrja e FSK-së në stërvitjen “Defender Europe ‘23” si dhe statusit të Republikës së Kosovës, ndër vendet pritëse të kësaj stërvitjeje.Nikoqir i delegacionit të Kosovës në selinë e NATO-s ishte ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në NATO, David Quarrey, i cili vlerësoi shumë lartë progresin e FSK-së në të gjitha fushat. Ambasadori Quarrey dhe stafi i tij shoqëruan dhe mbështeten delegacionin e Kosovës në të gjitha aktivitetet e zhvilluara në selinë e NATO-s”, thuhet në njoftim.

Teksa theksohet se në të gjitha takimet, u theksua nevoja e shpeshtimit të takimeve të tilla me qëllim të mbështetjes së Kosovës në rrugën e integrimit në strukturat euro-atlantike./teve1.info./

Tags: MehajMinistria e MbrojtjesNATO
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj flet për pritjet nga takimi me Osmanin

Haradinaj flet për pritjet nga takimi me Osmanin

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Prizren, policia po heton rastin

Speciale – Kuvendi tenton për të 15-tën herë konstituimin

Speciale – Kuvendi tenton për të 15-tën herë konstituimin

Djalit i bie të fikët nga frika pasi u kanos me thikë nga babai, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Malishevë, kanosi zyrtarët policor

Trump mbërrin në Arabinë Saudite

Trump mbërrin në Arabinë Saudite

Haradinaj flet për pritjet nga takimi me Osmanin

Haradinaj flet për pritjet nga takimi me Osmanin

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Prizren, policia po heton rastin

Speciale – Kuvendi tenton për të 15-tën herë konstituimin

Speciale – Kuvendi tenton për të 15-tën herë konstituimin

Djalit i bie të fikët nga frika pasi u kanos me thikë nga babai, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Malishevë, kanosi zyrtarët policor

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet dy persona në Drenas për marrje me bixhoz

Ky është qyteti me më shumë pemë në Evropë për banorë

Ky është qyteti me më shumë pemë në Evropë për banorë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X