Tetë qytetarë kanë kërkuar ndihmë në Spitalin e Pejës, si pasojë e zjarrit që e ka përfshirë qendrën tregtare në Pejë, raporton teve1.info
Sipas Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, të hospitalizuarit janë kryesisht të helmuar nga tymi por jashtë rrezikut për jetë.
“Njoftim lidhur me pacientët e pranuar nga djegia e objektit në Pejë!
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë deri më tani janë duke u trajtuar 8 pacientë nga rasti i djegies së një objekti në Pejë.
Pacientët janë duke u trajtuar tek Spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.
Në orët e mëngjesit u raportuar nja zjarr në qendrën tregtare në këtë qytet si dhe në kompaninë ushqimore “Elkos”.
Sipas Policisë rasti është duke u hetuar.